Categories Lajme

39 vjeçari shqiptar g*ditet me thi kë pas një she rri me tre vëllezër

Një 39-vjeçar ka mbetur i plagosur me mjete prerës, pas një konflikti të ndodhur në Kamzë. Mësohet se 39-vjeçari është konfliktuar për motive të dobëta me tre vëllezër të cilët dhe e plagosën. Policia bën me dije se dy nga tre vëllezërit janë arrestuar ndërsa tjetri është shpallur në kërkim.

Po ashtu, policia shprehet se gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e tre vëllezërve kanë sekuestruar katër armë gjahu. Ndërkohë, në banesën e të plagosurit policia ka gjetur një sasi lënde narkotike të dyshuar kanabis. Tashmë mbi vëllezërit rëndon akuza“Plagosja e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim, ndërsa i plagosuri akuzohet për “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, i cili po procedohet në gjendje të lirë. Njoftimi i policisë Plagosin me mjet prerës një shtetas pas një konflikti për motive të dobëta, në pranga dy vëllezër, ndërsa vëllai i tretë shpallet në kërkim Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtyre shtetasve u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale katër armë gjahu.

Shtetasi i lënduar u procedua në gjëndje të lirë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. Specialistët për parandalimin dhe hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Kamzë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim, shtetasit: – G. M., 39 vjeç dhe L. M., 36 vjeç (vëllezër, të dy banues në Kamëz). Si dhe u shpall në kërkim vëllai tjetër i dy të arrestuarve, shtetasi A. M., 42 vjeç, banues në Kamzë.

Të tre vëllezërit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në rrugën “Teuta”, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës shtetasin L. D., 39 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 armë gjahu.

Gjithashtu, u procedua në gjëndje të lirë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, shtetasi i lënduar L. D., pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike (kanabis). Materialet u referuan për veprime të mëtejshme pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME