Categories Lajme

39-vjeçarja që mjekët shqiptarë i morën jetën

Të gjithë e dimë se doktorët janë destinuar që të shpëtojnë jetën e njërëzve, por kjo ndodh vetëm jashtë shtetit. Në vendin tonë, mjekët të vrasin, dhe këtë na e tregon më së miri rasti i tmerrshëm i një nëne të dy fëmijëve të mitur. Dy persona, pjesë e personelit mjekësor në një klinikë private në Korçë, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë nga ana e policisë. Kjo për shkak se atyre iu ka vdekur në duar pacientja Xhensila Duka, ku në njoftim thuhet se nuk janë zbatuar protokollet e mjekimit.

Këta shtetas, duke qenë me detyrë personel mjekësor në një klinikë private, dyshohet se nuk kanë respektuar protokollet mjekësore gjatë trajtimit të pacientes Xh. D., 39 vjeçe, banuese në Korçë, e cila dje rreth orës 16:30, ka gjetur vdekjen në këtë klinikë. Një dëshmi që ka mbërritur në redaksinë e JOQ thotë se nëna mbeti në anestezi në klinikën private.

DëshmiaNjë nëne me dy femijë, një bashkëshorte, një bije, një moter, mbeti në anestezi në një klinikë private në Korçë pak pa mbushur të dyzetat.

Njoftimi i plotë i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve: I.B., 65 vjeç dhe M. P., 39 vjeçe, banues në Korçë. Këta shtetas, duke qenë me detyrë personel mjekësor në një klinikë private, dyshohet se nuk kanë respektuar protokollet mjekësore gjatë trajtimit të pacientes Xh. D., 39 vjeçe, banuese në Korçë, e cila dje rreth orës 16:30, ka gjetur vdekjen në këtë klinikë. Në lidhje me këtë rast, po priten rezultatet e autopsisë ligjore. Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME