Categories Lajme

Mbesa me leucemi po lufton me jetën, nënë Tefta: Zot merrmë mua të mos shoh vuajtjet e Stefanisë

“Jam gjyshja e Stefanias, nga ana e mamasë. Kur ime bijë shkoi në spital në Tiranë, më tha… mama nuk do të kthehemi. Më tha të marr Elenin… mu rrënqeth mishi i tërë, kurrë nuk më shkonte mendja tek kjo sëmundje (qan me dënesë)… o Zot i madh… vetëm këtë të mos e kisha marrë vesh.”

Këto janë fjalët drithëruese të një gruaje e cila vetë po përballet me kancerin… ndërsa tanimë, mbesa e saj Stefania, është diagnositifikuar me leuçemi akute.

Në një rrëfim të ndjerë për “Shqiptarët për Shqiptarët”, nënë Tefta tregon se është sikur një gozhdë t’i ketë përshkuar qënien. E mes lotëve e dhimbjes, ajo thotë se më parë kishte uruar vdekjen, sesa të mësonte për sëmundjen e Stefanias, mbesës.

“Unë e di këtë sëmundje… jam vetë me sëmundje të keqe (kancer)… (qan) gjumi nuk më zë, po shkoj zvarrë e Zoti nuk po më merr… o Zot i madh (qan me dënesë). O të keqen e nënës, o Stefani, o shpirt…

Kam një javë që qaj, o Zot… unë nuk dua të ndodhë gjë para meje, të iki unë njëherë… në dorë të Zotit e kam lënë (qan), se Zoti bën mrekulliJeta nuk më dhimbset… vetëm këtë gozhdë të mos kisha marrë. Të kisha ikur më para, të mos e shikoja këtë dramë.  Ju lutem shumë, kushdo që ka dëshirë të ndihmojë… o Zot i madh, ju lutem shumë, ma ndihmoni vajzën.”-thotë mes lotëve gjyshja e 13 vjeçares.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME