Categories Lifestyle

4 gabimet që bëni në takimin e parë

Nëse keni plan më afatgjatë më dikë, atëherë shmangni këto 4 veprime që do iu shkatërrojnë mundësitë. Pavarësisht moshës dhe eksperiencave që keni krijuar, ekziston gjithmonë një gjë e cila vazhdon ”t’ju trembë” njëlloj si 5 a 10 vite të shkuara: takimi i parë, shkruan “IconStyle”. Të pasigurtë se çfarë duhet të bëni?

1.Nuk duhet të heshtni: Nuk ka rëndësi nëse jeni njohur në rrjete sociale, mes miqsh të përbashkët apo ai u përplas pa dashje me ju teksa po shihnit atë fustanin e bukur në vitrinë, në takimin e parë nuk mund të HESHTNI. Mund ta nisni bisedën me pyetjet bazike “Ç’kemi! Ç’thotë puna!”, më pas të hapni një temë të përbashkët ose nëse e ndjeni veten ngushtë flisni për artikullin e fundit që keni lexuar.

2.Mos flisni për ish-partnerin/partneren: Edhe pse do të donit të fshinit menjëherë të shkuarën, jini të sigurtë që do të vijë momenti kur do t’ju duhet të flisni për të, sigurisht jo që në takimin e parë. Fshijeni emrin e tij,të saj gjatë atyre orëve dhe përqendrohuni tek personi që keni përballë. Ah se harruam, mos bëni gabimin t’i krahasoni dhe të thoni “Edhe ish-im kishte të njëjtën këmishë si kjo.” ose “Kjo është pjata e preferuar e ish-të dashurës time”.

3.Mos luani me telefonin: Fikni telefonin, ok mbajeni të ndezur deri në momentin që do të keni fiksuar vendin e takimit, më pas fikeni menjëherë.

Me siguri nuk do t’i rezistoni tundimit për të kontrolluar se ç’bëhet në Facebook ose Instagram ose të shkruani në ndonjë grup në WhatsApp si po shkojnë gjërat. E dimë që bota ku jetoni vërvitet rreth teknologjisë dhe informacionit, por mund t’ia dilni pa smartfonin tuaj për disa orë.

4.Mos shkoni shpesh në tualet: Nervozizmi, paniku, njohja me një person të ri mund të shndërrohen në diçka stresuese dhe vajtja në tualet është një marifet që përdoret për marrjen në dorë të situatës. Mirëpo nëse e bëni shpesh këtë gjë, mund të kthehet në bezdi  kohë për tjetrin, i cili nuk ka ndërmend t’ju pres juve vetëm në tavolinë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME