Categories Lajme

4 vjeçari merr makinën e mamasë së tij për një xhiro dhe përplas dy makina

Një djalë katër vjeçar mund të ketë një të ardhme në Formula 1 pasi mori makinën e mamasë së tij për një xhiro në Holandë. Policia në qytetin qendror të Utrecht tha se fëmija u përplas me dy makina të parkuara të shtunën, përpara se të largohej nga vendi i ngjarjes me pizhame dhe këmbë zbathur.

Kalimtarët e shqetësuar thirrën policinë pasi e panë duke ecur i vetëm në rrugë në të ftohtë. Askush nuk u lëndua gjatë arratisjes së tij dhe policia tha me shaka se kishte zbuluar një “Maks Verstappen të ri”.

Policia tha se fëmija ishte zgjuar të shtunën kur babai i tij shkoi në punë dhe i kishte marrë çelësat e makinës së nënës së tij “për të shëtitur me makinë”.

Police officer holds the boy

Pas telefonatës për fëmijën në polici kishte mbërritur dhe një njoftim tjetër për një makinë të braktiisur e cila kishte goditur dy makina të parkuara.

Makina ishte në emër të mamasë së vogëlushit, ndërsa fëmija kishte imituar drejtimin e makinës dhe kishte bërë gjestin e rrotullimit të timonit dhe policia e kuptoi se fëmija kishte qenë shoferi.

Katër vjeçarit iu dha një çokollatë e nxehtë në komisariat dhe një arush pelushi, përpara se të ribashkohej me nënën e tij. Së bashku, ata shkuan në vendin e aksidentit, ku ai u pyet nëse mund të tregonte se si funksiononte makina. Fëmija hapi makinën me çelës, e ndezi dhe vuri këmbën në pedalen e gazit. Oficerët u kërkuan prindërve që të fshehin çelësat e makinës së tyre në të ardhmen, Burimi:bbc 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qarkullonte me armë në qytet/ 30 vjeçari bie në pranga gjatë kontrolleve në Mallakastër…

Në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, goditet një tjetër rast i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ Tritol banesës së gjyqtarit Sterkaj, kamerat filmuan autorin e maskuar!

Policia e Shkodrës është e bindur tashmë se vënia e sasisë së lëndës plasëse në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Leipzig triumfon ndaj Dortmund, Bayern bën detyrën në shtëpi

Leipzig ka triumfuar 4-1 ndaj Dortmund në ndeshjen e kampionatit. Ekipi i Rose me këtë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Rama: Po formësohet çdo ditë e më shumë lëvizja sportive në shkolla

Aktivitetet sportive në Vlorë janë shtuar shumë që pas shpalljes “Qyteti Europian i Sportit” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit/ E dielë me diell e temperatura deri në 27 gradë Celcius!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte…

LEXO ME SHUME