Categories Lajme

40 vite për bandën, mes tyre edhe katër shqiptarë

Autoritetet angleze kanë dënuar me pothuajse 40 vite burg gjashtë persona të përfshirë në trafikimin e kokainës në Dorset. Autorët ishin pjesë e një grupi të krimit të organizuar, i përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë dhe anglezë, të cilët tregtonin drogë të cilësisë së parë në Londër dhe më pas e shpërndanin në zonën e Bournemouth për t’u shitur në sasi më të vogla.

Autorët u paraqitën sot në gjykatë për t’u njohur me dënimet përkatëse. Shqiptarët, Ardit Zani, 29 vjeç u dënua me 8 vite burg; 54 vjeçari Agron Bendaj u dënua me shtatë vite dhe Endri Kostreni 29 vjeç u dënua me plot 10 vite burg, ndërsa Marjus Nona me tre vjet e katër muaj.

Të gjashtë të dënuarit e mësipërm ishin pjesë e hetimit që kishte nisur dy vite më parë nga policia angleze. Fillimisht detektivët nisën një hetim mbi aktivitetet e këtij grupi të krimit të organizuar, të cilët u raportuan se ishin të përfshirë në furnizimin në shkallë të gjerë të drogës së klasit A ​​në këtë zonë.

Burimi: bournemouthecho.co.uk

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbante dy mbiemra për t’i shpëtuar identifikimit/ Ekstradohet drejt Italisë 40-vjeçari i dënuar me 7 vite burg për trafik droge

Mbante dy mbiemra për t’i shpëtuar identifikimit/ Ekstradohet drejt Italisë 40-vjeçari i dënuar me 7…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 30 Tetor 2026

Dashi Do kaloni momente shume te këndshme sot pranë atij qe dashuroni dhe do ndiheni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti i paqëndrueshëm në vend, reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit

Ditën e sotme, vendi ynë pritet të përfshihet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me kthjellime…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Arrestohet 38-vjeçari i kërkuar nga Italia, dënuar me mbi 7 vite burg për drogë dhe zhvatje

Vlorë/ Arrestohet 38-vjeçari i kërkuar nga Italia, dënuar me mbi 7 vite burg për drogë…

LEXO ME SHUME