Categories Lajme

Vlorë/ Arrestohet 38-vjeçari i kërkuar nga Italia, dënuar me mbi 7 vite burg për drogë dhe zhvatje

Vlorë/ Arrestohet 38-vjeçari i kërkuar nga Italia, dënuar me mbi 7 vite burg për drogë dhe zhvatje

Një 38-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në Vlorë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Target 1”. Ai pritet të ekstradohet drejt Italisë, ku është dënuar me mbi 7 vite burg për një sërë veprash penale.

Në pranga ka rënë Skerdi Mehmetaj, alias “Piperi”, banues në Selenicë të Vlorës. Sipas policisë, Gjykata e Apelit në Bolonjë e ka dënuar me 7 vite, 3 muaj e 15 ditë burgim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, zhvatje dhe tentativë zhvatjeje në bashkëpunim, si dhe për përdorim të mjeteve zjarrvënëse, përfshirë koktejet Molotov, në zonën e Riminit.

Ndaj tij rëndojnë gjithashtu dënime për falsifikim dokumentesh identifikimi, rikthim të paligjshëm në Itali dhe mbajtje të armëve pa leje.

Veprimtaritë kriminale dyshohet se janë kryer gjatë periudhës 1 shkurt 2015 – 12 shkurt 2020. Nga dënimi i përgjithshëm, Mehmetaj ka ende për të vuajtur 6 vite, 4 muaj e 3 ditë burg.

Ndërkohë, 38-vjeçari është përfshirë edhe në një tjetër ngjarje në Vlorë, ku më herët është vetëplagosur me armë zjarri në këmbë, në zonën e Lungomares.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zjarr i madh gjatë natës në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në gjysmën e qytetit

Zjarr i madh gjatë natës në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në fabrikën e kafesë në Pogradec, dyshohet për shkëndijë elektrike

Zjarr në fabrikën e kafesë “Thomas Enkelana” në Pogradec, dyshohet për shkëndijë elektrike Një zjarr…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja sa milionë paund ka fituar këngëtarja shqiptare

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman…

LEXO ME SHUME