Categories Lajme

400 euro për dy vula të zonës Shengen. Falsifikuesi i gris pasaportën qytetarit

“Fiks fare” denoncoi me zë dhe figurë një person, i cili kundrejt 400-500 euro, arrinte të kalonte qytetarë të ndryshëm në zonën Shengen.

Personi punonte si taksist në afërsi të doganës së Kapshticës në Korçë dhe, duke bashkëpunuar me policë grekë, bënte manovra me vulat në pasaportë. Një qytetar u ankua në “Fiks Fare” se në vitin 2015, kur sapo kishte përfunduar afatin 3 mujor të qëndrimit në zonën Shengen, kontaktoi me këtë person.

Pasi i tregoi problematikën i tha se nëse pranonte të paguante 500 euro ai i rregullonte të shkonte sërish në Greqi. “500 eurot i donte që t’ia jepte edhe një polici grek që kishin marrëveshje bashkë. Ky person i kombinonte ditët me vulat në pasaportë. Nëse kisha hyrë në datën 1 janar në Greqi, në datën 3 janar kisha dalë nga Italia”, thotë qytetari, i cili me këtë kombinim fitonte edhe rreth 3 muaj të tjerë qëndrim në zonën Shengen.

Më tej shton se në vitin 2015, e kontaktoi këtë person në Korçë. “Po prisnim poshtë një pallati. Pasaporta hidhet nga një pallat e mbështjellë. Atje u tremba se çfarë po ndodhte” thotë ai, ndërsa pohon se pasi mori pasaportën, ka udhëtuar po me këtë person drejt qytetit të Kozanës në Greqi. “500 eurot ia kam dhënë pasi kam shkuar në Kozanë. Më pas kam marrë një vizë punë 1-vjeçare. Mu dha rasti të ikja në Zvicër, pasi kisha të fejuarën time. Kam kaluar transit në Gjermani dhe më pas në Zvicër. Në datën 9 dhjetor 2018 kam tentuar të iki në Zvicër nga Maqedonia. Në Zvicër më ndaluan. Më thanë s’ke lekë dhe bileta kthyese. Ata më kanë thënë se do më bënin një verifikim të vogël. Rezultoi se kisha dy vula false. Pasaportën ma nxorën jashtë përdorimit. Më kanë dhënë disa dokumente dhe më kanë çuar në Maqedoni. Në Maqedoni s’kisha dokumente identifikimi dhe më çuan sërish në Zvicër. Shkova në Zvicër dhe më dhanë pasaportën dhe më thanë se do marrësh dënimin” thotë qytetari. I pyetur nëse e njeh këtë person, thotë se po, ndërsa kërkon vetëm që emri i tij të jetë i pastër dhe çdo gjë e ka bërë për një jetë më të mirë.

Pas denoncimit, qytetari shkon në Doganën e Kapshticës dhe kërkon taksistin. I tregon dikujt karakteristikat dhe ata e njohin direkt. Niset me një taksist tjetër drejt qytetit të Korçës. Aty takon personin në fjalë, hipin në makinë dhe qytetari e pyet nëse e mban mënd. Taksisti i pohon se po, e mban mënd si fytyrë. Ai pranon veprimet në vitin 2015, ndërsa habitet se çfarë i ka ndodhur këtij qytetari. I thotë se nuk vendos Zvicra nëse është false apo jo, pasi qytetari ka kaluar disa herë të tjera pas vitit 2015 në zonën Shengen. Në një moment i kërkon qytetarit që të nxjerrë një pasaportë tjetër dhe këtë të vjetrën ta deklarojë si të humbur.

Pasi i shpjegoi të gjithë procedurën, taksisti i thotë se qytetari duhet patjetër që të bëjë pasaportë të re. Ia merr pasaportën e vjetër, i shikon të gjitha shenjat e vendosura nga Greqia dhe Zvicra. Madje, i shpjegon kur vendosen shkronjat F ose G. Në një moment, kur po shikonte pasaportën, i thotë këto fletë ku janë vendosur këto shenja nuk kanë çfarë i duhen qytetarit dhe s’ka përse t’ia tregojë policisë shqiptare. I merr pasaportën dhe ia gris fletët një e nga një. Qytetari i kërkon fletët e grisura, por ai i thotë se s’kanë çfarë i duhen dhe ia gris në copa të vogla dhe i hedh nga dritarja e makinës.

Në fund, qytetari i kërkon çfarë veprimi të ndjekë tani, pasi ka hall se mos i digjet sërish pasaporta. Ai i thotë se ia rregullon ai, me një polic që njeh dhe e gjitha kushton 400 EURO!

TAKIMI ME TAKSIXHIUN-FALSIFIKUES

Qytetari – Si kalove?
Falsifikuesi – Hajde (në makinë). Po kemi udhëtuar ndonjëherë bashkë ne?
Qytetari – Njëherë po. S’e mbaj mënd fare?
Falsifikuesi – Po të mbaj mënd kështu si fytyrë. Nëma ta shoh çikë (pasaportën).
Qytetari – Tani problemi është i madh aty. Kur kemi kaluar bashkë atëherë?!
Falsifikuesi – Ëëë.
Qytetari – Mora faks pune në Greqi. Është kjo këtu e para. Pasi kaluam bashkë.
Falsifikuesi – Hëë.
Qytetari – Mbas 2 vitesh, në momentin që pagova siguracionin u lidha me një gocë në Zvicër. Edhe shkova 5 muaj andej, po kalova transit në Gjermani. Shkova për në Zyrih. Ata me thanë mua kjo vulë është false, ato dy që kemi bërë bashkë.
Falsifikuesi – Po cila vulë thotë?
Qytetari – Kjo që më ke dhënë ti atëherë.
Falsifikuesi – Po çlidhje kanë ato më, ato s’dalin?
Qytetari – Shikoje, shikoje, shikoje. Ja ta nxjerrë unë.
Falsifikuesi – Hë mor hë.
Qytetari – Shikoje, shikoje ta nxjerr unë.
Falsifikuesi – Ti ke hyrë që atëherë.
Qytetari – Po pra këtu nuk gjej asnjë lloj problemi, kurse në Zvicër direkt më nxorën.
Falsifikuesi – Cilat vula janë false, s’po marr vesh.
Qytetari – Ja ku m’doli.
Falsifikuesi – Hëë
Qytetari – Këto që kemi kaluar bashkë.
Falsifikuesi – Këto janë italiane mo burrë.
Qytetari – Po pra.
Falsifikuesi – Po ç’lidhje ka Italia me Zvicrën, ma thuaj pak asnjëra nuk ka lidhje me tjetrën.
Qytetari – Shiko s’i e kanë vënë aty.
Falsifikuesi – Sa herë të kanë vënë aty.
Qytetari – Shiko false.
Falsifikuesi – Ej je mirë nga trutë. Edhe njëherë, F është përditë, hape fletkën edhe shkronja F është përditë që s’ke pasur ditë
Qytetari – Ata s’më thanë ashtu mua, ata më thanë do shkosh do ndërrosh pashaportën do marrësh pashaportë të re, se kjo paska vula false.
Falsifikuesi – Kur u ktheve këtu nuk të dhanë asnjë lloj letre.
Qytetari – Jo nuk më dhanë asnjë lloj letre.
Falsifikuesi – Po kur dole nga shqiptari çfarë të thanë?
Qytetari – Po asnjë gjë, thjesht më futën atë në sistem dhe nuk më thanë asnjë gjë.
Falsifikuesi – Po kur erdhe ti që andej? Po ik o nxirre pashaportën dhe hajde.
Qytetari – Aman o burrë unë ngela s’iki dot as andej as këtej.
Falsifikuesi- Pse s’ikën?
Qytetari – Se unë tani dogja dhe letrat e Greqisë, se doja të ikja në Zvicër.
Falsifikuesi- Ku i ke letrat e Greqisë?
Qytetari – Ja kjo ishte
Falsifikuesi- Ka afat kjo?
Qytetari – Mbaroi në korrik. Po ato të kuqet që kam marr në Zvicër GH ça është ajo. E kupton ti unë ë çova në polici dhe s’e sqaronin dot ata.
Falsifikuesi- Po kjo ça është? Është BG
Qytetari – Po s’po e di, BG
Falsifikuesi- Varju to..t këtyre. Dëgjo shokun ik nxirë pashaportën dhe fute gjëkundi në ujë, ose shiko bëju një fotokopje këtyre t’i kesh. Po këto s’të pijnë ujë ty të kanë mbaruar
Qytetari – Këto as që bëhet fjalë më se unë s’kaloj, unë thashë mos bëhej ndonjë gjë nga ana e këtyre , mos bëje ndonjë shtyrje të vizës mos ta rregulloja të paguaja ndonjë siguracion aa. Ta vazhdojmë
Falsifikuesi- Po pfff s’guxoj unë me fallco pastaj ata aty të zë belaja ça thua or burrë
Qytetari – Po kjo nuk është fallco, kjo thjeshtë ka mbaruar. Unë them që ta shtysh
Falsifikuesi- Ore do të shtysh ditët që të rrish në Greqi? Apo të rrish në Zvicër?
Qytetari – Të kaloj ta thyej njëherë këtu në Greqi, të kaloj njëherë këtej që të duket një vulë që kam hyrë… Ja më thuaj ti ça…
Falsifikuesi- Prishe këtë pashaportë fare, fute në vaj ose laje a më kupton?
Qytetari – Po edhe të nxjerr të re
Falsifikuesi- Edhe nxirre pashaportë te re se ty të japin
Qytetari – Po më japin
Falsifikuesi- të japin se ti e ke nxjerrë këtë që në 2014 ke 5 vjet
Qytetari – Po kam hallin mos na hapin ndonjë problem policia jonë atje e më thonë pse e ndërron pashaportën
Falsifikuesi- Ku ooo??
Qytetari –Apo të bëj denoncim që më ka humbur?
Falsifikuesi- Më ka humbur o thuaji, më ka humbur pashaporta a më jep dot një pashaportë , më kupton ? Edhe tani këto ti kanë bërë F-ë ata. Ty të kanë bërë F-në këtu. Shikon, shikon! F, F. Ç’ne F aty?
Qytetari – Veçse aty dhe tek ajo e fundit. Gabimisht me atë të fundit e kam parë edhe unë se ajo është vulë fallco, po kjo vula është e doganës shqiptare. S’ka lidhje ajo me atë që kemi bërë bashkë .
Falsifikuesi- Po kjo që nuk njihet fare këtu ça është kjo? Pse s’të kanë vënë…
Qytetari –Vulë shqiptare
Falsifikuesi- Jo nuk është shqiptare kjo, as greke.
Qytetari – Greke është
Falsifikuesi- Greke , greke. Kur ke hyrë herën e fundit ti mo?
Qytetari – Në Greqi?
Falsifikuesi- Eee
Qytetari – Në Greqi duhet të kem qenë në maj, prill maj dhe kam dal të 2018-tës
Falsifikuesi- Dëgjo shokun tënd , ik nxirre pashaportën dhe do vish. Do vish po del në sistem prapë që e ke pasur pashaportën këtej , ke shkelë ditët. Do vish të kalojmë me polic, kur të jetë ai polici tim këtu. Herën e parë , që të marrësh vulën të rregullt, më kupton? Këtë Grise fare
Qytetari – Si pazar sa mund të bëhet?
Falsifikuesi- Po e rregullojmë
Qytetari – E dua e dua t’i gjej se ti e di unë nuk jam i pasur.

***
Qytetari – Isha në Zyrën e Emigracionit, ata më thanë se duhet të ikësh në Tiranë se në Elbasan… Unë i thash, po unë në Tiranë jam. Po atje duhet të shkosh te zyra e përgjithshme …
Falsifikuesi – Për çfarë do shkosh aty?
Qytetari – Po te zyra e emigracionit, të shikoj ça dënimi kam marrë nga Zvicra.
Falsifikuesi – Po atë e shikojmë me avokat ne.
Qytetari – Dëgjo një çik, për atë që më ke çuar ti (vulën).
Falsifikuesi – Po unë të kam çuar …
Qytetari – Ok, në 2015-ën!
Falsifikuesi – Po 2015-ën, para 3 vitesh, 4 vitesh.
Qytetari – Pastaj kam bërë dokumentet, kam nxjerrë këtë. Ja shikoje, afërsisht ka dalë viza pastaj/.
Falsifikuesi – Eee. Po aty greku që hyre s’të kanë thënë gjë?
Qytetari – Jo.
Falsifikuesi – Në 2016-ën ke hyrë këtu pranë. Në 2016-ën. Në 2017-ën ke dalë, në 2017-ën ke hyrë prapë.
Qytetari – Po pra, s’kam pasur asnjëherë probleme. Kurse sapo vajta në Zvicër, këto me nxorën. Më bënë verifikime mi nxorën këto dy që kemi marrë bashkë.
Falsifikuesi – Këto janë të Evropës po them mo. Si s’ti nxori Greqia?! Po kë ke …
Qytetari – Kjo që kemi vënë bashkë, që kemi marrë bashkë. Atyre i rezultoi se është false. Ja këto të dyja (vulat).
Falsifikuesi – Po ti ke vënë këtë mo të q… r… Mos e dorëzo fare këtë (pasaportën).
Qytetari – Apo ta gris, të bëj denoncim?
Falsifikuesi – Grise, grise. Nëma këtu, nëma. Ku të kanë vënë shënim. E kam kështu thuaju. E kam pashaportën e grisur (i gris fletët e pasaportës me vulat false). Na, na. Ma grisi fëmija thuaji. Edhe këtë grise, që mos ta shikojnë ata. Se ta shënojnë këta tanët. Më kupton? Ta shënojnë këta dhe s’futesh dot në doganën shqiptare. (Vazhdon të grisë pasaportën).
Qytetari – Mi jep këto të grisurat, t’i fus … Mos i hedh, mos i hedh.
Falsifikuesi – Ja, avash, avash.
Qytetari – Aman të lutem.
Falsifikuesi – Këto merri dhe bëjua kështu, ma ka grisur një nipçe (fletët e grisura i bën copa të vogla). Më kupton o? Ma ka grisur nipçja pashaportën, prandaj erdha nxora tjetrën thuaj. Kaq. Se aty s’ka emër. Ja grisi mirë! Ejj, o shiko, dëgjo shokun. Mos ta shikojnë ata.
Qytetari – Aman, ne hallexhinj jemi.
Falsifikuesi – Hajde këtu pastaj dhe flasim.
Qytetari – Më thuaj afërisht sa të përgatis. Ta nxjerr për 3-4 ditë pashaportën.
Falsifikuesi – Pashaportën vete që nesër ti, ose grise. Ose fute në lavatriçe. Ore thuaj më humbi fare. E merr (të renë) pastaj të ikim.
Qytetari – Afërsisht sa, ta di. Ta them sinqerisht.
Falsifikuesi – Tani 400 evro do paguash se s’bën për kokën e fëmijëve.
Qytetari – Janë shumë.
Falsifikuesi – Ore mirë hajde të shikojmë, ça të bëjmë. Nëma 5 mijë lekë (rruga e taksisë). Nxirr pashaportën dhe…

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U zbuluan nga përgjimet e Sky ECC, dërgohen për gjykim 4 personat që trafikuan 1 ton marijuanë

SPAK ka bërë të ditur se ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjykim dosjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Si parashikohet të jetë moti sot

Meteorologia Tanja Porja në A2 CNN është shprehur se ditën e sotme pritet një rënie…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dërgohet në gjyq dosja për 58-vjeçarin: Falsifikonte dokumente, pasaporta e vula të institucioneve shtetërore shqiptare e të huaja

Prokuroria e Korçës ka dërguar në gjyq dosjen për 58-vjeçarin me iniciale A. R., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi efektivin në shërbim, arrestohet 21-vjeçari! Si është gjendja e policit 30-vjeçar

Një efektiv policie në shërbim është aksidentuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 1 në kërkim në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar dhe proceduar 4 persona për akuza të ndryshme si drogë,…

LEXO ME SHUME