Categories Lajme

42 persona në Spitalin e Lushnjës/ Brataj: Janë jashtë rrezikut për jetën. Asnjë i bllokuar në qendrën tregtare e godinat përreth

Rreth orës 14:30 një qendër tregtare në Lushnje është përfshirë nga flakët. Pjesa më e madhe e njerëzve që ishin bllokuar brenda janë evakuuar me ndihmën e zjarrfikësve, policëve të rendit dhe forcave “RENEA”.

Nga informacionet e deritanishme mësohet se në total janë 35 persona në spital, mes tyre të moshuar e fëmijë. Këta të fundit fatmirësisht nuk janë në rrezik për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca zjarrfikëse, ambulanca, por edhe ministrat e kabinetit qeveritar, drejtuesi i Policisë së Shtetit dhe shefi i emergjencave, Skënder Brataj, i cili pati edhe një deklaratë për mediat.

Ai tha se 42 perosna janë dërguar në Spitalin e Lushnjës dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Mes të dërguarve në spital ka pasur edhe fëmijë.

“Nuk rrezikon njeri jetën, ka intoksikime nga tymi, nuk ka djegie… Janë krehur pothuajse tre godina, është e fundit.

Po hyhet në çdo derë edhe në se përgjigjen edhe nëse jo. Organizmi ka qenë sipas ngjarjes, nuk besoj se do ketë pasoja për pacientët që janë në spital.

Nëse do të ketë janë ekipet në gatishmëri dhe janë njoftuar spitali i Fierit dhe Tirana. Fëmijët janë një 7-8 vjeç dhe 14 vjeç.  Personeli i zjarrfikësve janë brenda pallatit dhe po hapin dyert.

Deri tani nuk rezulton asnjë person në qendrën tregtare por dhe godinat përreth. Tym ka ende. Deri tani nuk ka as zhurma dhe as komunikata”, tha shefi i emergjencave Skënder Brataj, i cili shtoi se nga kontrollet e bëra deri më tani nuk rezulton të ketë më persona të bllokuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME