Një milioner 26-vjeçar po kërkon një asistent/e personal për t’u bashkuar me të ndërsa udhëton në botë dhe menaxhon kompanitë e tij.
Gjatë vitit të kaluar, Matthew Lepre e ka kaluar kohën duke eksploruar Japoninë, Dubain, Hawaii-n dhe qytetin e tij të Sidneit.
Të gjitha këto ndërkohë që bilanci i tij bankar vazhdon të rritet vazhdimisht.
Ai tani po kërkon të punësojë dikë që të marrë “punën më të mirë në botë” – një asistent/e që do të paguhet rreth 45,000 euro (normë bazë) në vit për ta ndihmuar atë të kujdeset për biznesin në vende të ndryshme të botës.
Matthew tha për FEMAIL:
“Paga do të bazohet në përvojën e personit, por norma bazë është përveç shpenzimeve të udhëtimit dhe akomodimit. Përfitimet e sigurimeve shëndetësore paguhen nga unë të ndara.”
Lepre jeton jetën që shumë e kanë ëndërr, por ai e pranon se të qenurit në krye është shumë e vështirë, prandaj është e domosdoshme të ketë personin e duhur në anën e tij.



