Categories Lajme

45-vjeçarja nga Tirana rrëfen si i gjen djemtë “me kleçka” që duan mbiemrin e saj

“Është martuar për letra” është një shprehje që e kemi dëgjuar prej disa vitesh tashmë për të rinjtë shqiptarë që martohen jashtë vendit për të marrë letrat dhe leje qëndrimin. Por, ka një tjetër ‘lloj martese’ që është bërë trend në vendin tonë. Është martesa me vajza shqiptare për të ndryshuar mbiemrin.

  1. Xh është 45-vjecare, beqare me një jetë normale në periferi të Tiranës. Ajo jeton vetëm dhe siç tregon për Gazetasi.al, jeta e saj ka qenë shumë e vështirë pasi më shumë nuk punonte sesa punonte.

Para tetë vitesh, një i afërm i saj i bëri një propozim, të martohej në shkëmbim të parave. Po, dikujt i duhej të ndryshonte mbiemrin dhe ishte gati të paguante për këtë “shërbim”.

  1. Xh pranoi, më së shumti sepse pagesa ishte 1500€. “Nuk i njoh fare, m’i gjejnë të tjerët dhe unë thjesht hedh firmën se pranoj të martohem e marr lekët”, thotë duke qeshur L.Xh.

Ajo tregon se deri më tani është martuar tre herë, pa asnjë problem. “Herën e parë, siç thashë, ma gjeti “burrin” një i afërm. Herën e dytë dhe të tretë erdhën vetë dhe më gjetën”, tregon L.Xh e cila shton se në të vërtetë nuk ka pasur asnjë kontakt me ‘bashkëshortët’ e saj dhe as nuk e di arsyen e vërtetë pse ato kanë dashur të ndryshojnë mbiemër.

“1500€ më ka ofruar burri i parë dhe pastaj vendosa të mbaja këtë çmim. Në fakt asnjëri nga dy të tjerët nuk më kanë bërë naze për çmimin”.

Një përgjegjës i gjendjes civile thotë se ka disa vite që martesa për të ndryshuar mbiemrin është kthyer në një trend.

“Në vitin 2019 kam bërë afërsisht 20 martesa të tilla. Nuk ka nevojë ta thotë njeri se është një martesë interesi pasi janë gjithmonë i njëjti lloj çifti. Djali është rreth të 22-30 dhe gruaja është më e madhe në moshë, ku duket fare mirë nga rrobat dhe mënyra si shprehet se është në kushte jo të mira ekonomike dhe nuk është e arsimuar”.

Punonjësi i Gjendjes Civile thotë se shumica e djemve shkojnë tek ai më parë që të ‘informohen’ për martesën dhe të sigurohen se nuk do të kenë asnjë problem.

Thënë kjo, duket se një martesë për të ndryshuar mbiemrin ju kushton të rinjve shqiptarë plot 2 mijë € pasi 500€ janë për punonjësin e gjendjes civile, ai që do i martojë, që dhe kujdeset që mos të ketë asnjë problem kurorëzimi edhe pse ai e ka për detyrë të martojë këdo që vjen me dëshirë të plotë për t’u martuar.

Por, ka dhe të rinj të tjerë që janë me fat dhe kanë gjetur një “nuse” pa para.

A.M (iniciale të ndryshuara) para disa vitesh u arrestua në Greqi ku qëndroi për disa javë në paraburgim. Pasi u lirua, u dërgua në Shqipëri dhe nuk i lejohej të lëvizte më jashtë vendit… me mbiemrin e tij.

E vetmja mënyrë që kishte për të dalë jashtë Shqipërisë ishte të ndryshonte mbiemrin dhe këtë mund ta bënte nëse martohej me dikë dhe merrte mbiemrin e bashkëshortes.

Si një martesë që nuk ka asnjë vlerë, ai martua me shoqen e tij të fëmijërisë dhe kështu arriti të shkonte në Francë ku dhe po jeton sot.  A.M tregon se shumë shokë të tij janë martuar në këtë mënyrë por duke dhënë një shumë të caktuar që varion nga 1000€ në 2000€, në varësi të vetë personit tjetër që vendos një çmim “merre ose lere”./ Gazetasi.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME