Categories Lajme

460 familje pa strehë, bashkia nxjerr jashtë banorët e një pallati, nuk jep asnjë zgjidhje

460 familje pa strehë, bashkia nxjerr jashtë banorët e një pallati, nuk jep asnjë zgjidhje
Banorët e pallatit 136 në qytetin e Laçit kërkojnë ndihmë nga bashkia për strehimin e tyre. Bashkia i ka urdhëruar të largohen prej aty për shkak të rrezikut të shembjes, por për strehimin e tyre nuk është menduar. Pallati është cilësuar i pabanueshëm pas verifikimit të dëmeve nga tërmeti i 26 nëntorit.
“Na kanë dhënë urdhër për të dalë jashtë, nuk kemi ku të qëndrojmë. Na kanë thënë merrni shtëpi me qera”, tregon një banor. Një njoftim i Bashkisë Kurbin në hyrje të pallatit jep vetëm këtë urdhër, por banorëve nuk u është dhënë asnjë zgjidhje për strehim.

“Të dërgojnë një ekspertizë, mos ta lënë si ngjarja e Thumanës”, shprehet një banore.
Sipas të dhënave nga pushteti vendor në Kurbin, rreth 460 familje në këtë bashki kanë mbetur të pastrehë pas tërmetit. 7 pallate të dëmtuar janë shembur nga IKMT, ndërsa pritet një vendim për 20 pallate të tjera./abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME