Categories Lajme

48-vjeçari kapet me doza kanabisi, i fshihte në një tunel pranë pallatit

Policia e kryeqytetit ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, falë informacioneve të siguruara në rrugë operative.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit të Narkotikëve, arrestuan në flagrancë një 48-vjeçar, banues në Kuçovë, i identifikuar si A. Xh. Gjatë kontrollit, ai u kap me doza kanabisi të gatshme për shitje.

Hetimet çuan më pas në zbulimin e një tuneli pranë një pallati në rrugën “Dalip Zavalani”, ku u gjetën doza të tjera të lëndës narkotike, të cilat dyshohet se ishin fshehur nga ky shtetas.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Maqellarë-Peshkopi, përplasen dy makina. Plagoset çifti i bashkëshortëve, gruaja, shtatzënë

Një aksident rrugor ka ndodhur në rrugën nacionale Maqellarë–Peshkopi, në vendin e quajtur Melan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kreu i Sindikatës së Policisë: Uniformave blu u vendoset target për gjobat ndaj qytetarëve

Sadedin Fishta, kreu i Sindikatës së Policëve bëri një denoncim të fortë në studion e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni/ I vuri flakën dy automjeteve, arrestohet 19-vjeçari!

Policia ka arrestuar një 19-vjeçar si autor të zjarrvënies në dy automjete në lagjen “Iliria” të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ U qëllua dy herë, zbulohet identiteti i burrit që çarmatosi një nga sulmuesit në Sidney

Është bërë i ditur identiteti i burrit që u përball me një nga autorët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidentohet rëndë çifti i bashkëshorteve në aksin Lushnjë-Berat

Dy persona janë plagosur rëndë pasi makina në të cilën ata po udhëtonin doli nga…

LEXO ME SHUME