Categories Lajme

Irani goditet sërish, pas SHBA-ve edhe Izraeli sulmon objektin bërthamor në Fordow

Media shtetërore iraniane raportojnë se këtë të hënë Izraeli ka kryer sulm ndaj objektit bërthamor në Fordow, pas goditjeve të një dite më parë nga forcat amerikane në të njëjtën zonë.

Një zëdhënës i Shtabit të Menaxhimit të Krizave në provincën Qom, konfirmoi për agjencinë e lajmeve Tasnim, se Fordow, i ndërtuar në brendësi të një mali është goditur për herë të dytë.

Media izraelite ka raportuar se ushtria izraelite ka sulmuar një rrugë hyrëse drejt objektit bërthamor.

Sipas shefit të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA), Rafael Grossi, sulmet amerikane gjatë fundjavës pritet të kenë shkaktuar “dëme shumë të konsiderueshme” në kompleks, për shkak të ndjeshmërisë së centrifugave ndaj dridhjeve.

Ai shtoi gjithashtu se për momentin “askush nuk mund të thotë me saktësi se sa e madhe është dëmtimi në pjesën nëntokësore të objektit”.

Kujtojmë se presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se forcat amerikane kishin goditur tri objektet kryesore bërthamore të Iranit: në Natanz, Isfahan dhe Fordow.

Në një intervistë për Fox News, Trump tha se ndaj objektit në Fordow u përdorën gjashtë bomba të posaçme për shkatërrimin e bunkerëve, ndërsa 30 raketa të tipit Tomahawk u lëshuan mbi objektet e tjera bërthamore.

“Një ngarkesë e plotë BOMBASH goditi objektin kryesor në Fordow,” shkroi Trump në një postim në rrjetet sociale. “Fordow nuk ekziston më.” Ai shtoi: “Irani tani duhet të pranojë të përfundojë këtë luftë.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME