Categories Sport

5-1/ Fitore si në stërvitje për Tiranën, goleadë për kreun ndaj Luftëtarit

Tirana ka arritur të marrë përkohësisht kreun e renditjes në Kategorinë Superiore duke mposhtur me shifrat 5-1 ekipin e Luftëtarit. Ishte një ndeshje pa shumë histori pasi pas avantazhit bardheblutë kontrolluan ndeshjen dhe nuk e patën te vështirë të merrnin tri pikët që kërkonin. Golat e shpejtë të Kobinah dhe Bathës i dhanë Tiranës pikërisht qetësinë që kërkonte në një duel të tillë që mund të komplikohej nga të rinjtë e skuadrës gjirokastrite të cilët në mesjavë ndalën Kukësin kryesues. Më pas e kishte radhën Ngo të shënonte me një gol të bukur duke mbyllur pjesën e parë me avantazh të pastër për ekipin e tij.

Në të dytën, goli i Çelës zgjoi Luftëtarin që sulmoi me shpresën se mudn të hapte ndeshjen, por një penallti dhuratë nga gjyqtari Kola solli golin e katërt bardheblu me Muçin, ndërsa më pas Batha shtoi edhe të pestin duke vulosur këtë fitore që i dha kreun skuadrës së tij.

Tirana-Luftëtari 5-1
15′ Kobinah, 17′, 74′ Batha, 36′ Ngo, 64′ Muçi / 53′ Çela

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME