Categories Covid-19, Lajme

5 humbje jete në 24 orët e fundit, 2230 raste të reja

Omicron vijon të fitojë terren në Shqipëri. Në 24 orët e fundit janë raportuar 2230 raste të reja Covid-19 dhe 5 humbje jete. Janë 24,436 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 146 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 1,894 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 218,679 që nga fillimi i epidemisë.

NJOFTIMI COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 6,598 testime, 2,230 qytetarë të infektuar, 5 humbje jete dhe 1,894 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ministria e Shëndetësisë i kujton qytetarëve se respektimi i protokolleve anticovid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit. Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 6,598 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 2,230 qytetarë, në këto bashki: 1053 në Tiranë, 133 në Shkodër, 91 në Durrës, 74 në Fier, 66 në Vlorë, 52 në Sarandë, 49 në Elbasan, 47 në Gjirokastër, 44 Lushnje, Berat, 40 në Kamëz, 37 në Vorë, Korçë, 35 në Krujë, 28 në Lezhë, Tepelenë, 24 në Pogradec, 23 në Kuçovë, 22 në Gramsh, 21 në Skrapar, 19 në Patos, 18 në Kurbin, 17 në Peqin, 16 në Mallakastër, 15 në Divjakë, 13 në Dimal, 12 në Kavajë, Devoll, 11 në Vau Dejës, Mirditë, 10 në Dibër, Mat, 9 në Pukë, Kukës, Belsh, 8 në Malësi e Madhe, 7 në Përmet, 6 në Delvinë, Kolonjë, Cërrik, 5 në Fushë-Arrëz, Has, Këlcyrë, 4 në Tropojë, Shijak, Selenicë, Memaliaj, 3 në Rrogozhinë, Rroskovec, Konispol, Dropull, Poliçan, Librazhd, 2 në Klos, Himarë, Prrenjas, 1 në Finiq, Libohovë, Maliq.

Janë 24,436 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 146 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka pesë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Një qytetar nga Elbasani 60 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 60 dhe 77 vjeç, një qytetar nga Rrësheni 77 vjeç, një qytetar nga Saranda 80 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 1,894 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 218,679 që nga fillimi i epidemisë. 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Detaje \ E detyroi të gjunjëzohej dhe më pas e qëlloi , ish-partneren e tij 45-vjeçare

Pamjet e sigurisë kanë regjistruar lëvizjet e 48-vjeçarit para krimit. Policia po heton kërcënimet, plumbat…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i dy personave, Po hetohet edhe një grup tjetër kriminal në zonën e Sukthit

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me operacionin e një ditë më parë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidentohen tre makina në autostradën Levan-Tepelenë, një person i plagosur

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin e autostradës Levan-Tepelenë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pesë kombinime ushqimesh që po dëmtojnë në heshtje shëndetin tuaj

Djathë dhe krisurë, peshk me patate të skuqura, salsiçe me pure patatesh. Disa ushqime thjesht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 40-vjeçari në Palasë, i gjendet armë zjarri dhe municion

Një 40-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia në Palasë, pasi dyshohet se ka dhunuar…

LEXO ME SHUME