Categories Lifestyle

5 shenjat që tregojnë se nuk duhet të bëni udhëtime me mikun e ngushtë

Duket një ide e perfekte: ju dhe miku juaj në një aventurë. Mirëpo, udhëtimi me dikë është pothuajse si martesa: ka sfida, mund të ngjallë intimitet ekstrem ose dallime të mëdha që mund të bëhen çështje serioze që mund të çojnë edhe në shkatërrimin e miqësisë suaj pasi të ktheheni nga udhëtimi.

Në mënyrë që të qëndroni miq të mirë përgjithmonë, më mirë të shmangni udhëtimet me mikun tuaj nëse vini re këto shenja:, transmeton Class.

Rutina juaj e përditshme është e ndryshme

Mund të duket sikur nuk ka asgjë shqetësuese për të pasur rutina të ndryshme ditore, mirëpo kur një person zgjohet në 7 të mëngjesit dhe fillon të bëjë zhurmë kudo dhe tjetri dëshiron të flejë deri në 12, atëherë ky mund të jetë një problem i madh.

“Argëtim i tepërt”

Ka njerëz që udhëtimet preferojnë t’i kalojnë vetëm. Ndërkohë ka edhe nga ata që duan të bëjnë çdo gjë në grup dhe i duket argëtuese që t’i ftojnë miqtë në çdo aktivitet. Kjo gjë gjithashtu mund të shkaktojë një problem.

Buxhete të ndryshme

Miku juaj ka buxhet të madh me vete dhe sigurisht që ai dëshiron t’i shpenzojë në restorantet më të mira. Ju nga ana tjetër keni një buxhet modest nuk mund të përballoni vendet që ai frekuenton. Ju mund të mendoni se ky është një veprim egoist nga ana e tij, duke ditur gjendjen tuaj, mirëpo është e drejta e tij të shpenzojë paratë e veta. Fatkeqësisht, kur ka situata të tilla gjatë një udhëtimi, vjen një moment që njeriu shpërthen.

Jo planifikim

-Le të shkojmë në Paris!

-Po, do kënaqemi atje.

Ky mund të tingëllojë si një plan perfekt. Mirëpo, përpara se të zhvilloni një luftë, mësoni të dy interesat tuaja dhe bëni një kompromis.

Ju bëheni fotografi personal i dikujt

“Një foto, edhe një të lutem. Jo e ke bërë keq. Të më kishe thënë si duhet të qëndroja”. Sa herë i kemi dëgjuar këto shprehje nga miqtë tanë gjatë udhëtimeve? Mirëpo, dikush që nuk i do shumë fotot dhe nuk pëlqen të bëjë rolin e fotografit, mund të irritohet nga këto momente të gjata seti fotografik.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME