Categories Lajme

5 shka.qet e shpë rthimit të bom bolës te argjendaria

Një ditë pas shpërthimit të bombolës së gazit në një argjendari në zonën e ish-Bllokut, Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka përshkruar të gjithë dinamikën e ngjarjes. Nga ngjarja mbetën të plagosur 5 persona mes tyre dhe pronarët Sokol dhe Alma Pirra, të cilët ndodhen në reanimacion në gjendje të rëndë.

Inspektoriati thotë se nga kqyrja e vendit të ngjarjes, rezulton se biznesi i argjendarisë zhvillonte aktivitet edhe në katin përdhe (bodrum) të një godine disa katëshe. Nga bodrumi nga punonjësit e zjarrfikseve u nxorrën dy bombola 1(një) bombol GLN-je me kapacitet 15 kg metalike dhe 1(një) bombol oksigjeni me kapacitet afërsisht 20 litra.

Nga inspektimi në vendngjarje rezultoi se:

Bombola e GLN-es me kapacitet 15 kg kishte të montuar në ventilin e saj një reduktor presioni me dy manometra, një manometër bënte matjen e presionit në dalje të bombolës GLN-es ndërsa tjetri maste presionin pas reduktorit, pra presionin e punës. Rregullimi i presionit bëhej nëpermjet një ventili. Nga rregullatori dilte një nipel e cila nëpërmjet një tubi gome duhet të ketë qenë lidhur me pajisjen e saldimit (apo të shkrirjes). Bombola e GLN-es ishte pa dëmtime të jashtme, pra pa deformime dhe pa çarje. Manometrat ishin të dëmtuar nga djegia si dhe xhamat mbrojtës ishin të thyer. Boja e bombolës GLN-es ishte dëmtuar nga djegia.

Bombola e oksigjenit me kapacitet afersisht 20 litra kishte të montuar në ventilin e saj një reduktor presioni me dy manometra, një manometer bënte matjen e presionit në dalje të bombolës së oksigjenit ndërsa tjetri maste presionin pas reduktorit, pra presionin e punës. Rregullimi i presionit bëhej nëpërmjet një ventili. Nga rregullatori dilte një nipel e cila nëpërmjet një tubi gome duhet të ketë qenë lidhur me pajisjen e saldimit (kanello saldimi). Bombola e oksigjenit ishte pa dëmtime të jashtme, pra pa deformime dhe pa çarje. Manometrat ishin të dëmtuar nga djegia si dhe xhamat mbrojtës ishin të thyer. Boja e bombolës se oksigjenit ishte dëmtuar nga djegia.

Paisjet në biznesin e mësipërm ishin të dëmtuara si pasojë e eksplozionit.

Nisur nga ambienti, vendi i instalimit të bombolës, në katin nën tokë (bodrum), gjendja teknike e bombolës … etj, rezulton se rrjedhja e mundëshme e GLN-es dhe si pasojë eksplozioni, mund të ketë ardhur nga:

1-Rrjedhja e GLN-es nga instalimi i bombolës 15 Kg me pajisjen e saldimit (apo të shkrirjes) nëpërmjet tubit të gomës dhe krijimit të përzierjes eksploduese në kufijtë kritik.
Sipas rregullit teknik përqindja në vëllim e fazës së gaztë të GLN-es me ajrin në të cilën krijohet përzierja eksploduese është 2 – 10 % si dhe duke patur parasysh që pesha specifike e GLN-es është më e rëndë se e ajrit, çka do të thotë se GLN-ja qëndron në kuotën më të ulët të ambientit në të cilin është instaluar bombola, krijimi i këtij ambienti eksplodues dhe nxitja nga një faktor i jashtëm si shkëndijë elektrike, çelësi elektrik apo kyçje – ç’kyçje e paisjeve elektrike, ose ndezja e një shkrepseje ( flake të lirë) nga përdoruesi, sjell eksplozionin.

2-Keqmontimi i bombolës së GLN-es me pajisjen e saldimit (apo të shkrirjes), shtrëngimi i rekorderive dhe i fashetave metalike për bashkimin e tubit të gomës me reduktorin e presionit.

3-Gjendja jo e mirë teknike e tubit të gomës, si plasaritje, si rrjedhojë e afatit të gjatë të përdorimit, të cilat nuk dallohen sepse tubi i gomës është djegur.

4-Gjendja teknike e pajisjes së saldimit (apo të shkrirjes).

5-Nga veprimi i gabuar i përdoruesit që mund të jetë :
– lënia hapur e linjës së gazit, ventilit të pajisjes së saldimit (apo të shkrirjes)
– përdorimi i mjeteve ndezëse shkrepëse apo cigare.

Mbi bazën e informacioneve të grumbulluara për momentin dhe nga kqyrja e dy bombolave papaprakisht rezulton se ngjarja ka ardhur si rezultat i një pakujdesie ose gabimi njerëzor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen dy persona në Lezhë

Dy persona janë arrestuar në Lezhë pas hetimeve për zbardhjen e disa rasteve të vjedhjeve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë brenda banesës së tij 70 vjeçari

70 vjeçari është gjetur i pajetë në banesën e tij në Tiranë, në zonën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zgjodhi një jetë të re larg trafikut të drogës, banda tenton të vrasë 25-vjeçarin shqiptar në Itali!

Ishte një tentativë vrasjeje me armë zjarri që tronditi Miranon në mbrëmjen e 1 korrikut.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria goditet nga dy tërmete në orët e para të mëngjesit, ja ku ishte epiqendra

Dy tërmete me magnitudë 3.9 dhe 2.0 të shkallës Rihter u regjistruan ditën e sotme…

LEXO ME SHUME