Categories Lifestyle

Pse ju djersiten duart dhe si ta para.ndaloni këtë problem

Djersitja është një proces natyror, i cili ju ndodhë shumë njerëzve. Gjithsesi, djersitja e tepërt nuk është normale dhe quhet Hiperhidrozë. Sipas Mayo Clinic, djersitja e tepërt mund të jetë si shkak i ankthit apo ndonjë situate të sikletshme.

Në kuptimin e përgjithshëm, hiperhidroza manifestohet nga djersitja e tepërt, që mund të jetë e lokalizuar në një regjion të caktuar të trupit, zakonisht në pëllëmbë, sqetulla dhe në shputa të këmbëve. Ky proces i djersitjes ndodhë kur nervat, që i sinjalizojnë gjëndrat e djersës janë shumë aktive dhe aktivizohen edhe kur nuk është nevoja. Ky problem ka bazë gjenetike dhe shfaqet zakonisht gjatë adoleshencës. Ekziston një formë tjetër e djersitjes, që quhet hiperhidroza sekondare, e cila manifestohet me djersitje në tërë trupin. Kjo gjendje shfaqet si shkak i ndonjë problemi patologjik siç është rasti tek diabetikët, gjatë menopauzës, çrregullimeve me gjëndrat tiroide dhe gjendjet e tjera shëndetësore.

Disa metoda që mund t’i përdorni për të trajtuar djersitjen e tepërt në duar janë aplikimi i disa kremrave që përmbajnë alkool apo ndonjë pecetë që e përthitë djersën.

Nëse shkaku i djersitjes së duarve është stresi, atëherë ju mund ta eliminoni këtë problem vetëm duke praktikuar metoda që ju qetësojnë dhe ju largojnë nga mendime stresuese. Nëse keni probleme të vazhdueshme me djersitjen e tepërt, atëherë duhet të konsultoheni me një doktor apo profesionit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME