Categories Lifestyle

5 ushqime që duhen konsumuar sonte në mbrëmje për të rënë nga pesha

Gjumi është shumë i rëndësishëm për mbarëvajtjen e organeve dhe të gjithë organizmit.

Ai është i lidhur ngushtë jo vetëm me shëndetin mendor por edhe me mbipeshën dhe rënien prej saj. Ndërprerja e tij ose cilësia e dobët e gjumit është faktor i rëndësishëm në shtimin në peshë. Ekspertët rekomandojnë që njerëzit që përkujdesen për shëndetin duhet të jenë të vëmendshëm ndaj ushqimeve që konsumojnë përpara se të shkojnë për të fjetur. Ndërkohë sipas tyre, ka disa ushqyes që ju ndihmojnë të eliminoni yndyrnat dhe të përmirësoni nivelin e sheqerit në gjak.

Më poshtë do të gjeni pesë pijet dhe ushqimet e duhura që mund të konsumoni përpara se të flini:

Qumështi dhe Kosi
Qumështi përmban triptofan dhe kalcium, të cilat ju ndihmojnë të bëni një gjumë të qetë. Një gjumë i tillë pakëson oreksin e tepërt të nesërmen. Qumështi përmban edhe proteina që janë të ngadalta në tretje. Këto proteina ju ndihmojnë të krijoni masë muskulare ndërkohë që jeni në gjumë.

Kosi është një produkt mirëbërës për të rritur dhe për fëmijë. Ai prodhohet nga fermentimi i qumështit dhe është i pasur me proteina, kalçium, vitaminë B6, B12 dhe probiotikë.

Lëngu i rrushit
Përmban karbohidrate të thjeshta të cilat nxisin sekretimin e insulinës ndërkohë që jeni në gjumë. Ky lëng gjithashtu rregullon orën biologjike të trupit ndërkohë që antioksidantët eliminojnë yndyrnat.

Çaji Kamomil
Çaji kamomil luan rolin e qetësuesit natyral. Ky çaj gjithashtu është i lidhur fort me përmirësimin e kontrollit mbi glukozën dhe rënien në peshë.

Kefiri
Kefiri është i pasur me probiotikë të cilët mirëmbajnë nivelet e shëndetshme të baktereve. Probiotikët përmirësojnë gjithashtu përthithjen e vitaminave dhe mineraleve. Ky lëng është shumë i pasur me probiotikë dhe i dobishëm për stomakun.

Ky produkt në të vërtetë ka më shumë probiotikë se kosi. Probiotikët janë baktere të mira që e mbajnë stomakun të shëndetshëm. Bakteret e mira nuk duhen nënvlerësuar sepse 75% e sistemit imunitar të njeriut e ka pikënisjen tek sistemi tretës.

Ujë me limon jeshil, mente dhe fruta
Nëse gjatë natës ju duket sikur jeni të uritur, pini një gotë me ujë me limon jeshil, mente dhe fruta. Në këtë mënyrë do të merrni ushqyes të dobishëm dhe nuk do ta teproni me ushqimin. Një zgjedhje e duhur është edhe konsumimi i kastravecit në mbrëmje sepse ndihmon për tretjen dhe falë përmbajtjes së fibrave ndihmon të japë ndijesinë e ngopjes për më gjatë./AgroWeb.org

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME