Categories Bota

5 viruset që kanë mësuar të godasin njeriun

Në 16 vitet e fundit, 5 viruse kanë mësuar të godasin njeriun. Pra kanë arritur të kalojnë nga kafshët, ku kishin habitatin e tyre, tek njeriu dhe të transmetohen mes tyre. Nga këta, 3 janë pjesë e familjes koronavirus, e njëjta edhe me virusin e fundit 2019-CoV që po përhapet aktualisht në Kinë.

Sipas ekspertëve, ky është alarm për shëndetësinë, pasi ritmet e përhapjes së tyre dhe kalimi tek njeriu janë shumë të larta. Janë fenomene që lidhen edhe me ndryshimet në ekosistem krijojnë terrenin e duhur për përhapjen më shpejtësi. Në vitin 2003 ishte mutacioni i virusit Sars që u transmetua nga lakuriqët e natës tek qelbësi, e në fund tek njeriu. 6 vite më pas ishte rasti i virusit A H1N1 që kaloi nga zogjtë tek derrat, e më pas tek njeriu.

Në vitin 2012 përhapje gjeti virusi Mers, i familjes koronavirus, i cili përhapjen e pati sërish nga lakuriqët e natës, tek gamilet e ne fund të njeriu. Në vitin 2014 arriti aftësinë për t’u transmetuar nga njeriu tek njeriu edhe virusi përgjegjës për ethet hemorragjike Ebola, kryesisht i përhapur ne vendet afrikane ende sot.

Ndërsa virusi i fundit, ai që po përhapet në Kinë aktualisht, sipas autoriteteve shëndetësore vendase fillesën e ka gjithnjë nga lakuriqi i natës, por ende nuk dihet cila është kafsha ndërmjetëse, ku virusi ka mundur të arrijë mutacionin, për t’u përshtatur më pas në organizmin e njeriut.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Nga yll i Hollywood-it drejt dëbimit: Mickey Rourke shfaqet i panjohur dhe në telashe serioze financiare

Dikur një nga ikonat më karizmatike të Hollywood-it, Mickey Rourke është shfaqur së fundmi në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME