Categories Lajme

5-vjeçarja i shpëton jetën motrës 7 muajshe

Një foto prekëse tregon një 5-vjeçare duke mbajtur motrën e saj 7-muajshe nga bluzja nën rrënojat e një ndërtese pas sulmeve ajrore në Siri. Foshnja ka ngecur në rrënoja e varur nga bluzja, ndërsa motra e saj e madhe e kap nga veshja për ta shpëtuar nga rënia.

Babai i tmerruar i vajzave shihet duke ulëritur ndërsa afrohet për të shpëtuar vogëlushet nga rrënojat e ndërtesës në Ariha, Idlib pas bombardimeve qeveritare në qytet të mërkurën. Gazetari Bashar al-Sheikh fotografoi familjen e bllokuar në rrënojat ndërsa raportonte për sulmet ajrore në Ariha, para se të ndalonte për t’i ndihmuar ata. Por momente më vonë ndërtesa u rrëzuar duke plagosur akoma më shumë vajzat e bllokuara, Riham 5-vjeçe dhe Tuqan 7 muajshe. Motrat arritën të nxirreshin nga rrënojat u dërguan në një spital në Idlib.

Por Riham vdiq nga plagët e marra dhe motra e saj e vogël ndodhet në njësinë e kujdesit intensiv të mjekëve. Babai i tyre është identifikuar si Amjad al-Abdullah, nga Ariha. Ndërsa bashkëshortja e tij, Asmaa Naqouhl, u vra gjatë bombardimeve. Të mërkurën, 20 civilë, përfshirë pesë fëmijë, vdiqën gjatë sulmeve ajrore në të paktën tri zona të krahinës. Sulmet ajrore ruse vranë 10 persona të së njëjtës familje, përfshirë tre fëmijë, në Khan-Sheikun.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME