Categories Lajme

5-vjeçarja Lisa kërkon ndihmë për operacionin në zemër

Lisa e vogël ka lindur me një sëmundje të rrallë në zemër. Si pasojë e komplikacioneve të rënda, në atë kohë mjekët i thanë familjes se nëse nuk do kryente një ndërhyrje urgjente, do të kishte vetëm 1 muaj jetë. Me anë të borxheve dhe ndihmës nga shteti shqiptar, familja Çoço arriti ta dërgojë vogëlushen në Turqi. Sot, 5 vite më vonë Lisa ka kryer pesë ndërhyrje në zemër.

Fatkeqësisht shëndeti i saj vazhdon të jetë i rënduar dhe vogëlushja ka nevojë përsëri për të kryer një operacion. Madje mjekët e kanë nxitur familjen se duhet të kryhet urgjentisht, pasi në të kundërt jeta e Lisës vihet në rrezik. Operacioni duhet të kryhet këtë muaj, në 28 janar dhe bëhet fjalë për një ndërhyrje e cila kushton 6 mijë euro.

Familja gjendet në vështirësi ekonomike dhe për atë është e pamundur të sigurojë shumën e nevojshmë për operacionin e së bijës. Elioni, kryefamiljari punonte në një kompani për ruajtjen e sigurisë. Por, si pasojë e komplikimeve të vajzës, nuk mund të punojë rregullisht. Të vetmet të ardhura janë nga rroga e gjyshes, e cila kujdeset duke mbajtur një të moshuar çdo natë. Të gjendur pa asnjë zgjidhje për shpëtimin e vogëlushes, të dëshpëruar ata kërkojnë ndihmën e shqiptarëve. Për të dhënë kontributin tuaj, klikoni këtu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME