Categories Lajme

Pneumologia: Virusi është individual, ndikon edhe gjendja psikologjike

Pneumologia, Silvana Sadria ka folur për shifrat e larta të infektimeve dhe vdekjeve në vend nga Covid-19. E ftuar në ABC e Mëngjesit, ajo ka thënë se shumë persona ngatërrojnë simptomat e Covidit me ftohjen, por që për mjekët kjo gjë nuk përbën problem. Sipas Sadrias, kjo situatë i ka bërë njerëzit edhe më të ndërgjegjëshëm ndaj shëndetit të tyre, pasi interesohen edhe më tepër.

“Personat që e kanë pasur me ikjen e nuhatjes kanë qenë me fat se virusi aktivitetin aty e përqendron. Në momentin që shfaqet në mushkri aty shfaqen problemet. Kjo i ka bërë edhe më të ndërgjegjëshëm personat pasi pyesin për shëndetin e tyre. Ky virus është shumë individual, një viroz që shfaqet tek njëri nuk mund të shfaqet tek tjetri. Kam kuptuar që ndikon shumë edhe gjendja psikologjike, mënyra se si e përballon.

Lodhja, këputja ka të bëjë. Shumë pacientë që e kanë kaluar ndjejnë lodhje. Prandaj edhe ne sugjerojmë aktivitet fizik për tu rikthyer në normalitet. Pjesa e vitaminave njerëzit duhet të kuptojnë që duhet ta marrin gjithë vitin, nuk do shërojnë virusin, pasi nuk kalon për 10 ditë”, u shpreh doktoresha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME