Categories Lajme

5-vjeçarja u shpëton jetën vëllezërve të mitur, fëmijët qëndrojnë për 55 orë me prindërit e vdekur

Një familje në Australi është përfshirë në një aksident tragjik.

Çifti Cindy Braddock, 25 vjeç dhe Jake Day, 28 vjeç po udhëtonin së bashku me fëmijët e tyre të moshave 5, 2 dhe 1 vjeç, kur u përfshinë në aksident pasi makina doli nga rruga.

Teksa prindërit humbën jetën në vendngjarje, fëmijët mbetën të bllokuar në automjet për 55 orë.

Sipas raportimeve të mediave vendase, të 3 fëmijët mund të kishin ndërruar jetë, po të mos ishte për veprimin e zgjuar të vajzës 5-vjeçare, e cila i çliroi dy foshnjat nga sexholino ku ata ishin vendosur.

Ata qëndruan për rreth 55 orë pranë trupave të vdekur të prindërve të tyre, teksa u gjetën nga policia në gjendje të rëndë dehidratimi.

“Nëse nuk do të ishte 5-vjeçari që i liroi rripat e sigurisë së sexholinos së fëmijëve, ata nuk do të ishin me ne sot”, tha një i afërm i tyre.

“Ajo ndoshta nuk do ta kuptojë këtë për disa vjet. Ata qëndruan në makinë për 55 orë në temperaturën 30 gradë celcius. Askush nuk e di se çfarë kanë kaluar.”- shtoi ai.

Fëmijët u dërguan në spital me dehidrim të rëndë, tha policia, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME