Categories Kulture

50 milionë euro investime në rindërtimin e monumenteve kulturore/ Rama: Procesi i rindërtimit, fuqizim ekonomik

”Restaurimi dhe rijetëzimi i monumenteve të kulturës të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit do të prekë disa pika të rëndësishme të hartës së pasurive tona, si dhe do të sjellë shumë më tepër punë, konsum dhe turistë”. Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama i cili nënshkroi me përfaqësues të BE Memorandumin e Mirëkuptimit për investimin prej 50 milionë eurosh miratuar nga BE-ja në kuadër të projektit të Rindërtimit të monumenteve të trashëgimisë kulturore, pas tërmetit të nëntorit të kaluar. Pjesë e fondit prej 100 milionë euro alokuar nga BE për të ndihmuar ringritjen pas tërmetit, ky investim i dedikohet shkollave, kopshteve dhe objekteve të kulturës të cilat u dëmtuan vitin e kaluar.

Në ventin e mbajtur sot në Muzeun Arkeologjik të Durrësit, e konsideron këtë projekt si vazhdimësi e procesit të rivitalizimit urban dhe rural që vijon në Shqipëri, duke ndikuar në zhvillimin e secilës zonë sipas pikave më të forta turistike dhe ekonomike të tyre.

“Është absolutisht domethënëse që këtë proces rimëkëmbje dhe rilindjeje të këtyre pikave strategjike për hartën e pasurive tona të paçmueshme ne e bëjmë dorë për dore me Bashkimin Europian. Me BE-në që u gjend pranë Shqipërisë dhe popullit shqiptar në një moment aq kritik dhe u kthye në një stacion ku u mblodhën miq nga mbarë bota për t’u solidarizuar me popullin shqiptar në Konferencën e Donatorëve prej të cilës ne morëm një mesazh emocionues e kuptimplotë solidariteti dhe një kontribut rekord”, – nënvizoi Rama.

Kreu i Ekzekutivit theksoi se “procesi i rindërtimit është një proces për fuqizimin ekonomik dhe social. Dritëshkurtësi e madhe, të mos kuptosh se këto investime janë ekonomi drejtpërdrejtë”. Sipas tij, ky projekt do sjellë shumë më tepër punë, konsum dhe turistë që do sjellin edhe më shumë të ardhura. Rama e konsideroi këtë marrëveshje me BE-në xhevahirin që kurorëzon punën që është bërë gjatë viteve për rijetëzimin e monumenteve kulturore, shumë prej të cilave janë shpëtuar teksa ishin në prag të asgjësimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

“Menorah” Libri i ri nga Deni Llanaj, një thriller psikologjik dhe provokues

Libri i ri “Menorah” nga Deni Llanaj vjen si një thriller psikologjik dhe provokues që…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur Birçe Hasko

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Birçe Hasko ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME