Categories Lajme

“500 familje mbaheshin me këtë qendër”/ Flasin tregtarët në Lushnje: Zjarri dogji gjithçka

Tregtarët e godinës 12-katëshe “Metropol” në Lushnje, shprehen të shqetësuar në lidhje me gjendjen e rënduar nga flakët që zgjatën për gati 10 orë. Disa prej tyre thonë se kanë pësuar humbje të mëdha dhe se nuk ka mbetur asgjë nga malli i tyre brenda në njësinë tregtare.

Ata shprehen me rezerva për forcat zjarrëfikëse, që sipas tyre nuk kishin mjete për tu përshtatur me lartësinë e godinës.

Nga ana tjetër një grua, pronare e një dyqani, bën me dije se në atë godinë ushqeheshin gati 500 familje nga qyteti, ku sipas saj dëmi i krijuar është katastrofik.

E keni të siguruar mallin?

“Jo, nuk gjej fjalë ta përshkruar, ushqehen 500 familje në këtë qendër, është dëm katastrofik. Nuk isha i pranishëm në ngjarje, zjarrfikësit me ato mjete që kishin, që nuk ishin të përshtatshme as për lartësinë e objektit, nuk ka ngelur asgjë. Kur ra zjarri ishte një periudhë kohe që nuk kishte shumë njerëz për momentin”, tregoi pronarja e një dyqani.

Një tjetër qytetare, me lot në sy e quan ngjarjen një katastrofë të madhe, pasi dëmet në biznesin e saj janë të mëdha.

Si e përjetuat?

“Shumë keq, vazhdojmë ta përjetojmë keq, katastrofë e madhe, po të paktën nuk ka humbje jete, kjo është kryesorja. Mbase do të rregullohet. Për fikjen e zjarrit ishte një punë kolosale, tani nuk dimë asgjë se nuk e kemi parë asgjë brenda”, u shpreh qytetarja.

Sipas autoriteteve, 39 persona si dhe tre zjarrfikës u dërguan drejt spitalit të Lushnjës për ndihmë mjekësore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME