Categories Lajme

52 vjeçari kapet “mat” duke transportuar një familje nga Afganistani drejt Kosovës, “200 euro për person”

Një 52-vjeçar, banues në Korçë, është vënë në pranga pasi tentoi të kalonte në mënyrë të paligjshme drejt Kosovës një familje nga Afganistani. Njoftohet se F.K., i cili merrte 200 euro për person për shërbimet e tij, po transportonte 5 anëtarët e familjes, nga Korça drejt kufirit të Kosovës.

52-vjeçari u arrestua gjatë orëve të vona të natës në flagrancë.

Njoftimi: DVP Elbasan Vijon puna nga strukturat e DVP Elbasan, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Goditet një tjetër rast në fushën e dhënies së ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit shtetasve të huaj nga vendet e treta Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të veprimtarisë krīminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit shtetasve nga vendet e treta të cilët hyjnë në vendin tonë ilegalisht nëpërmjet kufirit me shtetin grek, gjatë orëve të vona të natës kanë evidetuar dhe goditur një tjetër rast.

Në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasin F.K., 52 vjeç, banues në Korçë, i cili transportonte një familje me 5 pjesëtarë nga Afganistani, të cilët i kishte marrë në Korçë dhe po i transportonte në drejtim të kufirit të Kosovës, kundrejt fitimit 200 € për person. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F.K, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Korrik 2026

Dashi Dite e kënaqshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Gjerat…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tjetërsimi i pronave! 12 masa sigurie për zyrtarë, ish-zyrtarë dhe përfitues në Kadastrën e Durrësit

Një operacion i gjerë i Prokurorisë së Durrësit ka goditur Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U paraqit vetë në spital me plagë thike, zbardhet identiteti i të riut në Shëngjin

Një i ri ka mbetur i plagosur me thikë këtë mesditë. Ngjarja ka ndodhur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia e Beratit ekzekuton 11 masa sigurie, sekuestrohen miliona lekë dhe mijëra euro, ushtrohej aktivitet i këmbimit valutor pa licencën përkatëse

Policia e Beratit ka ekzekutuar 11 masa sigurie në kuadër të një operacioni të zhvilluar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emrat \ Krimi tronditës në Shkodër/ Burri vret me çifte gruan

Pamjet që shihni tregojnë vendin ku ndodhi krimi tronditës sot në Shkodër, ku një 62-vjeçar…

LEXO ME SHUME