Categories Lajme

Greqi-Turqi, Deutsche Welle: Kompromisi i mirë duhet t’u dhembë të dyja palëve

Në grindjen aktuale për rezervat e gazit në Mesdheun Lindor, Greqia është parimisht në të drejtë. E megjithatë Athina duhet të lëvizë nga pozicioni i saj, mendon Jannis Papadimitriou. Sikur të mos mjaftonte konflikti për shelfin kontinental në Egje: Tani dy anëtarë të NATO-s, Turqia dhe Greqia grinden për zonat detare në Mesdheun lindor, të cilat të dyja i shohin si zona ekonomike ekskluzivisht të tyre, dhe prej kësaj duhen të nxjerrin përfitime ekonomike. Grindja u ndez pas misionit kërkimor për gaz të një anijeje turke, që kërkon për rezerva gazi në rajon, dhe që i ka gjetur ato. Natyrisht për Turqinë nën Erdoganin as nuk shtrohet për diskutim, që zonat shumë premtuese ajo do t’i shfrytëzojë e vetme.

Baza ligjore nuk njihet Si kompas ligjor në raste të tilla kaq të komplikuara shërben Marrëveshja për të Drejtën Detare e Kombeve të Bashkuara e vitit 1982, të cilën Turqia nuk e ka nënshkruar. Sipas mendimit gati të njëzëshëm të juristëve, kjo marrëveshje pasqyron edhe të drejtën ndërkombëtare të pashkruar, por të ngritur në normë për shkak të përdorimit – dhe me këtë e detyrueshme edhe për ata që nuk e pranojnë atë. Por as këtë nuk e pranon Turqia. Në vend të kësaj Ankaraja ka nënshkruar një marrëveshje bilaterale detare me Libinë dhe prej kësaj nxjerr pretendimin, të kërkojë për gaz para brigjeve të Qipros dhe Kretës.

Kjo është e papranueshme: Kjo mënyrë veprimi është rasti klasik i një marrëveshjeje ndërkombëtare “në disfavor të të tretëve”. Marrëveshje të tilla i hapin dyert dhunës ushtarake dhe kujtojnë orët më të errëta të historisë në shekullin e 20-të. Këtë nuk duhet ta pranojë bashkësia ndërkombëtare. Por si duhet vepruar?

Së pari duhen ndalur agresione të tjera si manovra provokuese të flotave detare, mundësisht përmes bisedimeve, por edhe përmes sanksioneve të mençura. Përfytyrimi i një lufte në mes të Mesdheut, kjo mes partnerëve të NATO-s, të duket tërësisht absurd. Problemi është se në këtë cep të botës ka shumë gjëra absurde, e megjithatë ndodh.
Largim nga pozicionet maksimale

Në rastin ideal Gjykata Ndërkombëtare në Hagë mund të shërbejë për zgjidhjen e grindjes mes Turqisë dhe Greqisë, sigurisht nëse të dyja vendet e njohin juridiksionin e saj dhe tregojnë gatishmëri për zbatimin e vendimit. Në fund të viteve 90-të, kjo gati do të kishte përfunduar. Por në vitin 2004, qeveria e atëhershme e konservatorëve ndërroi kurs, ndoshta edhe nga frika, se gjykatësit në Hagë nuk do t’i përgjigjeshin plotësisht kërkesave të tyre. Vetëm ky shembull tregon: Edhe Greqia duhet të heqë dorë nga njëri apo tjetri ideal, ndoshta edhe nga ideja, se Egjeu i gjithi është si një zonë detare e mbyllur, dhe ekskluzivisht greke./Deutsche Welle

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Babai i Ervis Martinajt pas paraqitjes në GJKKO: Kur dëshmova në SPAK, i thashë të gjitha

Babai i Ervisit Martinajt, Mustafa Martinaj është paraqitur për herë të dytë në Gjykatën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘strofulla’ e drogës në Milano, në pranga shqiptari 52-vjeçar

Një banjo e braktisur në një pallat në Milano ishte kthyer në laborator heroine. Brenda…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mashtronte qytetarët në emër të një banke të nivelit të dytë për të marrë të dhënat, arrestohet 25-vjeçari holandez!

Policia e Shtetit ka zbuluar një skemë mashtrimi, ku qytetarëve ne emër të një banke…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me shkallët e Kryeministrisë, më pas shkelmoi derën e institucionit, arrestohet 40-vjeçari!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME