Categories Lajme

52-vjeçari rrahu djalin e mitur, gruaja: S’ka ushtruar kurrë dhunë më parë, duhet të lirohet

Melinda Duraku, bashkëshortja e Shpëtim Durakut, i arrestuar një ditë më parë pas një video të publikuar në rrjetet sociale teksa godiste djalin e tij të vogël, në një intervistë ekskluzive për “Jetë Shqiptare” ka deklaruar se bashkëshorti i saj nuk është i dhunshëm. Ajo u shpreh se videon e ka parë në polici për herë të parë, ndërsa theksoi se nuk kanë pasur kurrë konflikte as me njëri-tjetrin dhe as me fëmijët.

“Dje e pash videon te policia. Më thanë a është burri jot? Po i thashë. Ja më thanë, djalin 5 vjeç e kanë rrahur. Shpëtimi s’ka qenë kurrë i dhunshëm në shtëpi. Nuk ka rrahur fëmijët, as mua. Ka qenë te lodrat se më dolën mua para te puna. Kam 5 fëmijë dhe këtë në bark, 6”, u shpreh ajo. Melinda Duraku bëri thirrje për lirimin e bashkëshortit të saj, ndërsa shtoi se streset dhe ekonomia e dobët mund të kenë qenë shkak i dhunës së ushtruar ndaj djalit.

“Do jetë mërzitur, streset dhe kanë ndikuar që e ka rrahur. Jam me qira, në kushte të vështira. vetëm burri punon. Tani që e kanë arrestuar jemi të dy pa punë. Shpëtimi punonte në ndërtim. Pronari kërkon lekët e shtëpisë, po ku ti marr unë? S’kam pasur kurrë konflikte me Shpëtimin. Kemi kaluar shumë mirë me njëri-tjetrin. Kërkoj të më lirojnë burrin nga burgu”, u shpreh Melinda Duraku.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME