Categories Lajme

57-vjeçarja tregon mesazhet që i gjeti bashkëshortit në telefon, ja çfarë i dërgonte ai koleges së tij

Foto ilustruese, Një 57-vjeçare tregon se bashkëshorti i saj është i varur ndaj pornografisë. Ndonëse kanë 30 vite të martuar, ai flet me gra të tjera, të cilave u dërgon foto e video t opless.

Rasti i fundit ishte me një kolege të tij. 57-vjeçarja tregon për “Dear Deidre” të “The Sun” se si zbuloi mesazhet tronditëse në telefonin e tij. Ja rrëfimi i plotë:

“Burri im ka bërë seks me një kolege dhe pavarësisht se e di që nuk kanë fjetur bashkë, unë mendoj se ai më ka tradhtuar. Unë jam 57 vjeç, ai është 59 vjeç dhe kemi plot 30 vite të martuar.

Ai punon për një kompani eventesh. Kolegia e tij bëri sikur telefoni i saj i punës ishte prishur që t’i jepte burrit tim numrin e saj personal. Ata të dy punojnë shumë në ambiente jashtë dhe jam shumë e lumtur për këtë sepse nuk dua ta imagjinoj se ç’mund të kishte ndodhur nëse do të punonin në një zyrë.

Po kërkoja numrin e një shoku të familjes në telefonin e burrit tim kur pashë numrin e saj. U bëra kurioze, prandaj hapa mesazhet që kishin shkëmbyer bashkë. E pashë që ajo kishte nisur gjithçka, duke e bombarduar me tekste flirtuese. Por në vend që t’i thoshte se nuk ishte i interesuar, ai ia kishte kthyer mesazhet.

Brenda pak ditësh ajo nisi t’i dërgonte foto topless dhe më pas foto lakuriq. Edhe burri imi kishte dërguar foto dhe video pornografike. Kjo situatë zgjati për më shumë se dy javë. Burri hyri në dhomë kur kisha në dorë telefonin e tij dhe e kuptoi që kisha marrë vesh çdo gjë.

Ai po bën gjithçka për t’i rregulluar gjërat. Më thotë se nuk e di pse e bëri këtë gjë. Ai ka qenë gjithmonë i varur ndaj pornografisë dhe gjithmonë kam luftuar me këtë problem të tij.

Ai thotë se nuk është i interesuar për kolegen e tij, gjë të cilën e besoj. Por nuk di asgjë tjetër se çfarë mund të ketë ndodhur mes tyre dhe nuk mund të bëj sikur s’ka ndodhur asgjë. Tashmë nuk kam më besim tek ai.”

“Dear Deidre” thotë:

“Tradhtia e bën shumë të vështirë për partnerin që të ketë ende besim në marrëdhënie. Rindërtimi i besimit pas një tradhtie të tillë është i vështirë. Ju nuk mund ta hidhni pas krahëve këtë që ka ndodhur dhe të bëni sikur çdo gjë është mirë mes jush. A ju ka kërkuar ai me të vërtetë falje? A ju ka thënë vërtetë se sa shumë ju do dhe se sa shumë është penduar?

Thuajini bashkëshortit se keni nevojë të kaloni më shumë kohë bashkë. Kërkojini të jetë i sinqertë dhe po ashtu t’ju dëgjojë sa herë që keni nevojë. Këshillimi i çifteve mund t’ju ndihmojë. Nëse mësoni pse ndodhi tradhtia e tij, ju mund ta shpëtoni martesën dhe madje ta forconi atë.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qarkullonte me armë në qytet/ 30 vjeçari bie në pranga gjatë kontrolleve në Mallakastër…

Në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, goditet një tjetër rast i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ Tritol banesës së gjyqtarit Sterkaj, kamerat filmuan autorin e maskuar!

Policia e Shkodrës është e bindur tashmë se vënia e sasisë së lëndës plasëse në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Leipzig triumfon ndaj Dortmund, Bayern bën detyrën në shtëpi

Leipzig ka triumfuar 4-1 ndaj Dortmund në ndeshjen e kampionatit. Ekipi i Rose me këtë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Rama: Po formësohet çdo ditë e më shumë lëvizja sportive në shkolla

Aktivitetet sportive në Vlorë janë shtuar shumë që pas shpalljes “Qyteti Europian i Sportit” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit/ E dielë me diell e temperatura deri në 27 gradë Celcius!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte…

LEXO ME SHUME