Categories Sport

Reja e ka të përfunduar formacionin, ja si do të luajë Shqipëria në Poloni

Trajneri Edy Reja kërkoi në konferencën për shtyp një skuadër tepër kompakte dhe shumë të organizuar për të përballuar një Poloni me yje e gjithashtu edhe me mungesa ndaj dhe për këtë sfidë shumë të vështirë shikon vetëm skemën 3-5-2 që i jep siguri Shqipërisë.

Tashmë pas stërvitjes së fundit që ka bërë skuadra në Varshavë, Reja ka krijuar idenë e formacionit dhe e ka zgjedhur 11-shen me të cilën do të zbresë në fushë ndaj Lewandowskit me shokë, shkruan Ora News.

Në portë, do të jetë Etrit Berisha, si kapiten dhe dalja në konferencë për shtyp e konfirmoi. Në mbrojtjen me 3 mbrojtës qendre, tashmë janë konfirmuar ata të palëvizshmit, Kumbulla, Gjimshiti dhe Ismajli, të paktën është i vetmi repart që jep garanci.

Në mesfushë, po të llogarisim edhe lojtarët e krahut që në fakt më shumë janë mbrojtës, do të jenë Hysaj në të djathtë, Gjasula, Bare dhe Abrashi në qendër dhe Trashi në të majtë. Ndërkohë që dilemat e mëdha janë në sulm por Reja e ka treguar se në ndeshje të tilla me rëndësi, i beson gjithmonë dyshes Cikalleshi-Manaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME