Categories Politike

Sekretariatet në PS do ti drejtojnë gratë, post edhe 20-vjeçares Basha

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sekretarët e rinj të partisë. Një vend të veçantë Rama u ka dhënë grave. Më e reja e prezantuar nga Rama është 20-vjeçarja Bojkena Basha.

“Burimet njerëzore, në kushtet kur pas kaq vitesh nuk kemi arritur të kemi një departament burimesh njerëzore, dhe kemi deri te boshllëqe të të dhënave dhe jo të kemi një politikë të mirëfilltë, Anila Denaj është njeriu i duhur.

Dua të besoj se Etilda Gjonaj është e duhura për të marrë rolin e sekretares së gruas. Të gjithë eksperiencën e sja si aktiviste dhe në dikasterin e drejtësisë. Romina Kuko ka krijuar një eksperiencë të dobishme bashkëpunimi me ndërkombëtarët do të jetë sekretare e re e marrëdhënieve me jashtë.

E fundit është edhe hallka më e dobët e punës së deritanishme, puna e partisë me rininë, dua t’ja besoj një vullnetareje 20 vjec që spikati në fushatën e fundit dhe që është një studente, Bojkena Basha, flet më bukur se Lulzim Basha dshe zgjohet shumë më herët se ai. nuk është tironce, nuk ka lidhje me Linda Bashën. Sekretari i Përgjithshëm dhe ekipit të tij i japim 100 ditë kohë që të përgatisin projektin e ri dhe pas 100 ditësh i votojmë ose jo këtu në bazë të bindjes që do krijojë platforma e tyre,” deklaroi Rama. Ndërsa Blendi Klosi do të jetë Sekretar Organizativ i PS

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME