Categories Lajme

6 efektivë të plagosur, policia: Distancohuni nga dhuna

6 efektivë të Policisë së Tiranës kanë mbetur të plagosur këtë të enjte, në protestën e banorëve të Unazës së Re para Kuvendit. Në tentativë për të çarë kordonin policor, banorët u përplasën me policinë ndërsa nuk mungoi hedhja e sendeve të forta si dhe tymueseve.

“Gjatë protestës që përshkallëzoi në akte dhune ndaj forcave të rendit, përballë godinës së sallave plenare të Kuvendit të Shqipërisë janë plagosur 6 efektivë të Policisë së Shtetit. Efektivët janë lënduar me mjete të forta dhe piroteknike, hedhur nga tubuesit mbi punonjësit e Policisë, të cilat dhe janë dërguar në spital për ndihmë të specializuar mjekësore. Një punonjëse policie ka dëmtime më të rënda në krah”, thotë policia në një reagim për mediat.

Gjithashtu, Policia e Shtetit u bën thirrje protestuesve dhe përfaqësueve politikë për distancim nga dhuna dhe nga goditjet ndaj punonjësve të rendit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Video\ Aksidenti në Greqi ku humbi jetën 47-vjeçari shqiptar, arrestohet drejtuesja 22-vjeçare

Arrestohet në Greqi, drejtuesja e mjetit që dyshohet se drejtonte makinën e përfshirë në aksidentin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakavijë, arrestohet 34 vjeçari , banues në Fier

PKK Kakavijë, Si rezultat i verifikimit të shtetasve në hyrje/dalje dhe shkëmbimit të informacioneve me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Rashë në tokë, njerëzit më shkelnin duke ikur”, dëshmia e 20-vjeçares që i mbijetoi zjarrit

Marija Taseva, është vajza 20-vjeçare e cila ishte një nga të lënduarat nga zjarri në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Video\ Njëra tutore, tjetra “punëtore”, zbulohet lokali i prostitucionit në Vlorë, arrestohet administratorja

Operacioni “MIDNIGHT” zbulon rrjetin e shfrytëzimit të prostitucionit në Vlorë Vlorë – Një rast i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident në Greqi, ndërron jetë 47-vjeçari nga Tirana

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në…

LEXO ME SHUME