Categories Lajme

6 familjarë mes varfërisë e sëmundjes në Bulqizë, nëna me 600 mijë lek borxhe: Bukën e blej me listë (VIDEO)

Në këto ditë të ftohta të dhjetorit duket sikur dielli e ka të pamundur të ngrohë Bulqizën, mjegulla i jep një pamje edhe më të zymtë qytetit “Minator”. Por akoma më e zymtë është panorama që na vjen nga familja Lika me 6 anëtarë të cilët e kanë të pamundur të festojnë këtë fundvit pasi nuk kanë mundësi të sigurojnë as edhe një vakt. Drama bëhet dhe më e rëndë me dy kryefamiljarë me aftësi të kufizuara, një gjyshe e sëmurë dhe 3 fëmijë, ku më i vogli sapo ka hedhur hapat e para.

Në këto ditë ku të gjithë festojnë, fëmijët presin dhurata, vajzat presin kukulla me fustane princeshash por 2 vogëlushet e familjes Lika duket sikur janë rritur para kohe dhe nuk duan lodra por vetëm bukë.

E zonja e shtëpisë Bedrija është e sëmurë dhe ka probleme me të dyja këmbët dhe shtyllën kurrizore, ajo thotë që rrezikon të verbohet, pasi me një sy sheh vetëm 1%. Në apelin e saj për ndihmë ajo thotë se jetesa e tyre është në kufijtë e mbijetesës me një shtëpi të falur nga i vëllai si dhe nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për të përballur jetesën. Lekët që marrin nga pensioni i invaliditetit shkojnë për ilaçe, energji elektrike e ujë. Apeli i Bedrijes shkon për të gjitha instancat shtetërore e jo shtetërore që t’ju sigurojnë një banesë, në mënyrë që fëmijët të mos sëmuren më nga lagështia.

“Kushtet janë siç i sheh katastrofë, shtëpia nuk është e imja jam futur për sevap nga vëllai im. Unë jam e sëmur nga këmbët dhe nga shtylla kurrizore. Më ka ikur shikimi nga një sy vetëm 1% shoh, rrezikohet që dhe syri tjetër ti ikë shikimi. Kërkoj vetëm një shtëpi për fëmijët e mi pasi ngelën në spitale nga lagështia. Nuk festoj dot se dhe pensionet nuk kanë dalë akoma për këtë muaj“ – tha Bedrije Lika , e zonja e shtëpisë.

Muret e shtëpisë janë të plasaritur dhe në çdo cep mbulohen nga lagështia. Një sobë drush është e vetmja mënyrë për të përballuar të ftohtin.

Kanë mbetur vetëm 3 ditë nga nata e ndërrimit të viteve ku tryeza duhet të jetë plotë, por çifti Bedrije e Hamit Lika nuk kanë asgjë për t’i ofruar familjes së tyre për Vit të Ri. Hamiti tregon se në shtëpi kanë mbetur vetëm pak gramë vaj, sheqer, oriz e kripë e asgjë më tepër. “Edhe këto i kemi marrë me listë në dyqane, kemi 600 mijë lek borxhe” shton nëna e 3 fëmijëve.

Gjithçka që Bedrija kërkon është një jetë më të mirë për 3 fëmijët e saj, ndërkohë vetë vishet edhe me rroba të arnuara.

“Për zotin edhe bukën me listë e kam blerë, s’behet fjalë të festoj me çfarë, edhe një kile sheqer nuk e blej dot, jo jo nuk festohet”, tha nëna e tre fëmijëve

Në një cep të shtëpisë shihet një bredh i Vitit të Ri, i cili dhe pse në mes të varfërisë dhe mjerimit xixëllon nga dritat. Një dritë që ende ruan shpresën te kjo familje. 6 anëtarët e familjes Lika në lagjen “Minatori” të Bulqizës janë me sytë nga të gjithë për t’i ndihmuar. G.M./r.k./Shqiptarja.com

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME