Categories Lifestyle

6 gjëra që i ndodhin trupit nëse flini në natyrë

Mbani mend kohërat kur mund të keni fjetur në natyrë. Nëse sot do të dëshironi të bëni sërish të njëjtën gjë duket thuajse e pamundur të realizohet. Ndhodh shpesh që për shkak të stresit dhe angazhimeve ju nuk mund të bëni gjumë mjaftueshëm.

Një studim i Universitetit të Kolorados zbuloi se njerëzit që kaluan natën në një tendë flinin mesatarisht 10 orë dhe shkonin në shtrat 2 orë më herët sesa do të ishin në shtëpi.

Ja pse ndodh kjo:

1. Ju jeni të ekspozuar ndaj dritës natyrore.

Sipas një studimi në Universitetin e Kolorados, ekspozimi i vetes para dritës natyrore do të rivendosë dhe akordojë orën e trupit tënd. Nëse dëshironi që të mbarojnë netët tuaja pa gjumë, duhet ta konsideroni të fjeturën larg teknologjisë.

2. Nivelet tuaja të melatoninës ndryshojnë.

Ky studim sugjeron që drita artificiale nga smartphone ose kompjuteri mund të ulë nivelet e melatoninës, gjë që ndikon në cilësinë e gjumit tuaj.

Kjo është arsyeja pse ne duhet të përpiqemi të flemë jashtë sa më shumë që mundemi.

3. Nivelet e imunitetit tuaj rriten.

Një studim në Japoni tregoi se të kalosh rreth 2 orë në pyll çdo ditë ka shumë përfitime për ne. Përfitime të tilla si – presioni i ulët i gjakut, përqendrimi i ulët i kortizolit, niveli më i ulët i pulsit, si dhe nivelet më të larta të qelizave të bardha të gjakut. Japonezët e përshkruajnë këtë si larjen e pyjeve, që do të thotë se kur kalojmë kohë në pyje kimikatet që pemët thithin, gjithashtu na mbrojnë.

Për më tepër, edhe një gjumë një natë në natyrë mund të forcojë aktivitetin tonë imunitar për të paktën një javë!

4. Truri juaj dhe funksionet trupore përmirësohen.

Truri ynë përdor shumë oksigjen që të funksionojë ashtu siç duhet. Nuk është sekret që sa më mirë oksigjen të marrim frymë, aq më mirë është për ne. Pra, të flemë jashtë nuk është thjesht një përvojë relaksuese dhe pa teknologji, por gjithashtu do të jetë e mirë për trupin dhe trurin tonë!

5. Nivelet e stresit zbresin.

Me mënyrën se si jetojmë jetën tonë, ka një shans që shumica prej nesh janë shumë të stresuar. Një studim tregon se nëse shikoni një pemë në fotografi do zvogëlojë stresin tuaj, ndërsa të shikoni një pemë në natyrë efekti është shumëfish më  lartë. Jo vetëm kaq, por tingujt e jashtëm gjithashtu na qetësojnë dhe kanë efekte relaksuese.

6. Nuk rrethoheni nga ajri i ndenjur

Sipas studimeve, nëse punoni në një zyrë ose kaloni shumë nga në një vend pa ventilimin e duhur ka të ngjarë që niveli i dioksidit të karbonit të jetë shumë i lartë duke ju bërë më pak produktivë dhe ju jep dhimbje koke si dhe problem me frymëmarrjen.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME