Categories Lajme

6 pikat e emergjencave në Tiranë, Spiropali: I gjithë shteti në këmbë

Nga Shtabi i Emergjencave i ngritur në Prefekturën e Tiranës, janë ngritur 6 pika të emergjencave në ambiente të hapura, kryesisht për ata banorë që mund të kenë nevojë për ndihmë.

Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, zëdhënësja e Qeverisë,  Elisa Spiropali ka vizituar një nga këto pika të vendosur pranë stadiumit Dinamo.

Spiropali deklaroi se të gjitha institucionet janë në gatishmëri dhe janë marrë të gjitha masat.

“Këtu janë forcat e policisë që do të jenë gjatë gjithë natës dhe po ashtu mjekët vullnetarë. I gjithë shteti është në këmbë”, tha Spiropali duke theksuar se “kemi marrë masat për çdo eventualitet”.

“ Është ngritur dhe shtabi i emergjencave. Do jemi këtu dhe në pikat e tjera që do ngrihen. Ftoj qytetarët që nëse kanë shqetësime mund të vijnë në këto qendra dhe do shërbehen”, deklaroi Spiropali.

Ndërsa prefektja e Tiranës Suzana Jahollari tha se emergjenca do të vazhdojë për sa kohë do të ketë problematika.

Pikat e Emergjencave do të jenë në:

1- Rrugën “3 Deshmorët”, Yzberisht;

2- Liqeni i Thatë;

3- “Bulevardi ri”, Kashar;

4- Stadiumi “Dinamo”;

5- Kisha në Rr. “Don Bosko”;

6- Shkolla “Betim Muço”, Kombinat.

Shërbimet e strukturave të shtabit do të jenë prezente në këto pika.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME