Categories Lajme

6 qytetarë humbin jetën, rritet numri i pacientëve të shtruar në spitale

Shifra tragjike janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë, pasi COVID-19 u ka marrë jetën 6 qytetarëve: një qytetar nga Gjirokastra 55 vjeç, dy qytetarë nga Durrësi 62 dhe 71 vjeç, një qytetare nga Puka 78 vjeç, një qytetar nga Tirana 79 vjeç dhe një qytetar nga Fieri 81 vjeç..

Ndërkohë janë regjistruar 942 raste të reja, ndërsa është rritur numri i pacientëve të shtruar në spitale, pasi 204 qytetarë po marrin trajtimin mjekësor në spitalet COVID.

Njoftimi i Ministrisë: Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 5723 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 942 qytetarë, në këto bashki: 238 raste në Tiranë, 75 raste në Fier, 74 raste në Durrës, 70 raste në Shkodër, 39 raste në Lezhë, 34 raste në Lushnje, 30 raste në Berat, 29 raste në Vlorë, 28 raste në Elbasan, 27 raste në Kavajë, 24 raste në Kukës, 22 raste në Krujë, 19 raste në Sarandë, 17 raste në Kamëz, 14 raste në Malësinë e Madhe, Vorë, 11 raste në Mallakastër, Tepelenë, 10 raste në Vaun e Dejës, Dibër, Patos, Korccë, Pogradec, 8 raste në Has, Shijak, Mat, 7 raste në Pukë, Bulqizë, Gjirokastër, Gramsh, Librazhd, 6 raste në Kurbin, Kuçovë, 5 raste në Roskovec, 4 raste në Fushë-Arrëz, Divjakë, Delvinë, Devoll, Peqin, Prrenjas, 2 raste në Mirditë, Himarë, Maliq, Cërrik, 1 rast në Tropojë, Përmet, Këlcyrë, Memaliaj, Kolonjë, Dimal, Skrapar, Poliçan.

Janë 12,848 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 206 pacientë, nga të cilët 34 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 gjashtë qytetarë: një qytetar nga Gjirokastra 55 vjeç, dy qytetarë nga Durrësi 62 dhe 71 vjeç, një qytetare nga Puka 78 vjeç, një qytetar nga Tirana 79 vjeç dhe një qytetar nga Fieri 81 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 832 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 144,954 që nga fillimi i epidemisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME