Categories Lifestyle

6 ushqimet që duhet të hamë kur jemi të mërzitur

Trishtimi në këto ditë të ftohta dimri me temperatura të ulëta është sigurisht një nga ato gjendjet e përditshme, thuajse të pashmangshme. Por, ne mund ta mposhtim lehtësisht këtë situatë duke sjellë përbërësit e duhur në tryezë që e luftojnë mërzitjen. Natyrisht, lista është e gjatë, por ne jemi fokusuar tek ata që janë fantastik për qiellzën tonë… Fillojmë!

Çokollatë

Është gjithmonë e mirë për shëndetin dhe sidomos për gjendjen tonë. Falë magnezit dhe triptofanit, këto elementë e bëjnë çokollatën ushqimin e lumturisë. E pasur me antioksidantë, ajo na ndihmon të ndryshojmë gjendjen tonë për mirë.

Orizi i zi

Është i pasur me flavonoide që mund të mbrojnë atë pjesë të trurit të njeriut që kujdeset për rregullimin e humorit tonë çdo ditë. Orizi i zi është gjithashtu i pasur me vitamina B dhe minerale të rëndësishme si magnezi dhe kaliumi.

Peshku blu

Është i pasur me Omega 3, që ndihmon sistemin nervor. Dhe është gjithashtu i pasur me vitamina B12, të cilat ndihmojnë në rritjen e niveleve të serotoninës, hormonit të famshëm të lumturisë.  Për këtë duhet ta konsumojmë më shumë çdo ditë.

Vezë

Të pasura me jod dhe zink, ato ndihmojnë trurin të funksionojë më mirë. Ato gjithashtu përmbajnë triptofan, i cili ndihmon për të rivendosur gjendjen tonë të mirë çdo ditë.

Karbohidratet

Ngrënia e karbohidrateve në sasitë e duhura është absolutisht e mirë. Nuk është e vërtetë që makaronat ju shëndoshin. Karbohidratet janë të pasura me triptofan që përmirëson gjendjen shpirtërore.

Shafrani

Dhe pse të mos hani më shumë shafran? Është një zgjedhje e mirë sepse ndihmon që dopamina dhe serotonina të na japin një humor të mirë./Class

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME