Janë gjithmonë të bukura festat sidomos kur bëhen me shokët e skuadrës. Rrapo ka qenë gjithmonë i dashur me të gjithë, i thjesht por edhe inkurajues për të rinjtë. Dukej për një moment sikur nuk ishim veteranë së gjithë kohës në këmbë alegri batutadhe të qeshura pa fund. Unë personalisht jam rritur me “bravon ” e Rrapos dhe gjithmonë e kujtoj se më ka buzëqeshur fati që kam luajtur me të Rrapo ishte motiv për të rinjtë dhe një shembull në jetë për thjeshtësinë e tij.
Rrapo bëri futboll me punë dhe kjo na orientoi se po ule kokën dhe pate vullnet cdo gjë arrihet Ndeshjet e veteranëve festat ditëlindjet me shokë te Flamurtari të famshëm e bëjnë më të fortë lidhje ,respektin për njeri tjetrin duke dhënë një mësim te më të rinjtë e sotëm se futbolli të bën shokë por dhe qytetar të respektuar. Dhe skish si të shkonte ndryshe ky 60 vjetor i të madhit Rrapo Taho në rritmet e muzikës jo vetën kërcyem,po dhe do ngelet i paharruar ato moment ne mendjet tona. U bëfsh 100 vjec Rrapo Taho.Nga Saimir Haxhiu.

