Categories Covid-19

60 vjeçari me Covid u hodh nga Sanatoriumi, mjeku: Ishte në gjendje të rëndë, kërkonte ndihmë

Një 60 vjeçar nga Laçi i infektuar me Covid 19, i ka dhënë fund  jetës këtë të hënë duke u vetëhedhur nga kati i dytë i spitalit Shefqet Ndroqi.

Mjeku i urgjencës së spitalit rajonal në Laç, Agron Lala është shprehur për ABC se viktima ditën e shtunë pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore është nisur drejt spitalit Covid 2 për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Ndër të tjera mjeku thekson se kërkesa e tij e vetme ishte që të ndihmohej nga ne pasi nuk kishte askënd.Ishte një person që kurohej në spitalin e Shkodrës për probleme të shëndetit mendor.

“Leonard Skabona ka ardhur në spital, na ka njoftuar 127 për një të sëmurë që është me Covid, e kena marrë te shtëpia dhe e kemi sjellë në urgjencë. Ka rezultuar me Covid, me oksigjenim 70, I është dhënë ndihma e parë mjekësore dhe është dërguar në spitalin Shefqet Ndroqi  në Tiranë.

Ka qenë i sëmurë edhe më përpara me çrregullime të shëndetit mendor, për sëmundjen trajtohej në spitalin e Shkodrës,  për një periudhë disa vjeçare. Është njeri i vetmuar, pa familje pa fëmijë. Kur kemi marrë anamnezën fillestare, më ka thënë që është i vetmuar dhe i paushqyer dhe të lutem më shtro në spital. Kjo ishte dhe një kërkesë e tij”, është shprehur mjeku Lala.e.su./abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME