Categories Lajme

600 € për një tampon me qëllim kalimin në Greqi, ky është personi që falsifikonte analizat

Ky që shihni në këtë foto është Ëngjëllush Bici, 28-vjeçari nga Bilishti i arrestuar dy ditë më parë nga policia e Korçës, si personi kryesor që kishte ngritur një skemë të falsifikimit të analizave të virusit COVID-19, me qëllim kalimin e qytetarëve nga Shqipëria në Greqi. Bici, vepronte në qytetin e Bilishtit dhe Korçës, duke siguruar njerëz të ndryshëm që kërkonin të kalonin në Greqi, për qëllime punësimi. Për çdo analizë COVID-19 të falsifikuar, Ëngjëllush Bici, përfitonte një sasi prej 590 euro.

Hera e fundit që Ëngjëllush Bici, ka falsifikuar një analizë mjekësore Covid-19, ishte në datën 17 nëntor 2020, ku i ka dhënë në dorë shtetasit L.N, një analizë të laboratorit “Genius” që tregonte se ishte negativ. Nga ana tjetër Nikolla i ka dhënë një shumë prej 590 euro, të cilën sipas dosjes së prokurorisë së Korçës, e kishte tërhequr në një bankë të nivelit të dytë në qytetin e Bilishtit.

Duke qënë i paisur me dokumentacionin përkatës, në datë 18 nëntor 2020, L.N, së bashku me Ëngjëllush Bicin, i janë drejtuar pikës së kalimit kufitar të Kapshticës. Mirëpo pala greke ka kthyer tek pala shqiptare alarmin “Inad”, me motivacionin e përdorimit të një dokumenti të falsifikuar nga personi, L.N. Në fletën e përgjigjes së tamponit Sars-Cov-2 të laboratorit “Genius” me emër L.N, grekët kishin shkruar “…e falsifikuar…”. I pyetur nga policia, L.N, ka deklaruar se duke qenë se nuk kishte asnjë të ardhur vendosi të shkonte në Greqi, për të punuar si emigrant sezonal.

Me anë të një të njohuri ishte informuar mbi rregullat e reja të kalimit kufitar për shkak të pandemisë “Covid 19”. I njohuri i tij i kishte rekomanduar, Ëngjëllush Bicin, për ta kaluar në shtetin grek. Pasi kishte kontaktuar me këtë shtetas në telefon para një muaji, e kishte pyetur për procedurat për të kaluar kufirin dhe ai i kishte thënë se duhet të gjente një punë në Greqi, që një pronar ti sjellë emrin në doganë dhe përveç kësaj edhe tamponi i “Covidit” dhe një formular aplikimi. Të gjitha këto do t’ja siguronte, Engjëllush Bici,kundrejt një pagese që ishte 600 euro. Teksa është kthyer nga pala greke, L.N, ka komunikuar me Ëngjëllush Bicin, ku pasi e ka vënë në dijeni se e kishin kthyer pasi raporti ishte i falsifikuar, Ëngjëllushi e ka porositur që të griste dhe hidhte çdo dokumentacion dhe më pas ka shkëputur çdo komunikim me të.

Në momentin e arrestimit nga policia, Ëngjëllush Bicit, i është gjetur një raport përgjigje tamponi në emrin e tij,  i cili po ashtu dyshohet i falsifikuar sepse nga barkodi rezulton, në emër të E.J, që me sa duket ka qënë klienti i rradhës i Ëngjëllush Bicit. Ky i fundit është ndaluar për akuzën e “Mashtrimit më shumë se një herë” dhe “Falsifikimit të dokumentave shëndetësorë”. Ndërkohë një ditë më parë policia arrestoi dhe dy persona të tjerë Idajet Tocka dhe Ina Veliu, për akuzën e falsifikimit të analizave të “COVID-19. Organet greke të sigurisë u vunë në alarm, pas informacioneve të shërbimeve greke të sigurisë, se në zonën e Korçës ekzistojnë laboratorë, të cilat falsifikojnë përgjigjet e testeve negative të “COVID-19”PCR , që shërbejnë së bashku me formën PFL, për të hyrë në territorin grek.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve!

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 27-vjeçari në Librazhd, DETAJE

Një 27-vjeçar është arrestuar në Librazhd në kuadër të operacionit policor të koduar “Zhvendosja”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 59-vjeçari humb jetën në një aksident në punë

Një 59-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga skela e një kantieri ndërtimi në Rivabella…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kupa e Shqipërisë, zbulohen 8 përballjet e turit të dytë, ja sfidat më ‘pikante’

Turi i parë i Kupës së Shqipërisë ka përfunduar me zhvillimin e 13 ndeshjeve të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Behgjet Pacolli: Fitorja e radhës e MABCO, Apeli i Tiranës rrëzoi bllokimin e hyrjes në Terminal

Behgjet Pacolli ka reaguar në rrjetet sociale për situatën rreth Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, duke…

LEXO ME SHUME