Categories Lajme

629 raste dhe 7 humbje jete, një qytetare nga Saranda 27 vjeçe humb betejën

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 4249 testime, 629 qytetarë të infektuar, 7 humbje jete dhe 441 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:  Janë kryer 4249 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 629 qytetarë, në këto bashki:

269 në Tiranë, 41 në Fier, 34 në Durrës, 27 në Vlorë, nga 26 qytetarë në Kamëz, Elbasan, 21 në Korçë, 15 në Shkodër, nga 13 qytetarë në Gjirokastër, Lushnje, nga 12 qytetarë në Berat, Patos, 10 në Mallakastër, nga 9 qytetarë në Sarandë, Vorë, Lezhë, 8 në Gramsh, 6 në Himarë, nga 5 qytetarë në Kukës, Krujë, Bulqizë, Tepelenë, Pogradec, 4 në Tropojë, nga 3 qytetarë në Kurbin, Kuçvë, Peqin, nga 2 qytetarë në Poliçan, Skrapar, Kolonjë, Devoll, Përmet, Konispol, Delvinë, Divjakë, Mat, Kavajë, Vau i Dejës, nga 1 qytetar në Has, Mirditë, Shijak, Rrogozhinë, Roskovec, Dropull, Memaliaj, Belsh, Librazhd.

Janë 6907 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 153 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 7 qytetarë: një qytetare nga Saranda 27 vjeçe, katër qytetarë nga Tirana të moshave 44-80 vjeç, një qytetar nga Librazhdi 62 vjeç, një qytetare nga Berati 82 vjeçe.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.  Janë shëruar 441 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 171,475 që nga fillimi i epidemisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME