Categories Covid-19, Lajme

64 në Vlorë dhe 1 qytetar nga Vlora humb betejën,775 raste të reja dhe 12 humbje jete

Ministria e Shëndetësisë njofton se janë shëruar dhe 972 qytetarë. Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 775 raste të reja, duke shënuar kështu një numër më të ulët se në ditët e fundit. Rastet e reja janë zbuluar nga 2698 testimet të kryera.

Në një njoftim për mediat, ministria bën me dije se rastet e reja janë zbuluar: 298 në Tiranë, 74 në Lushnje, 64 në Vlorë, 58 në Kavajë, 32 në Shkodër, 30 në Korçë, 29 në Sarandë, 25 në Berat, 22 në Fier, 20 në Durrës, 18 në Mallakastër, 15 në Delvinë, nga 9 raste në Kamëz, Kolonjë, nga 6 raste në Kukës, Pukë, nga 5 raste në Mirditë, Peqin, Gramsh, nga 4 raste në Devoll, Tepelenë, Kuçovë, Vorë, nga 3 raste në Gjirokastër, Ura Vajgurore, Dibër, Skrapar, nga 2 raste në Kurbin, Lezhë, Has, Librazhd, Përmet, Poliçan, nga 1 rast në Tropojë, Mat, Pogradec, Shijak, Këlcyrë.

Ndërkohë mësohet se nuk e kanë fituar dot betejën me virusin dhe 12 qytetarë të tjerë duke e çuar numrin e viktimave në 1,567.

Viktimat janë 6 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Mati, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Fieri të moshave 50-76 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 972 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 57,736 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 547 pacientë, 23 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përfshihet nga flakët një banesë në Korçë, shpëtohen anëtarët e familjes

Mëngjesin e sotëm, një banesë në lagjen 10 të qytetit të Korçës është përfshirë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau dy persona dhe plagosi katër të tjerë, kush është i dënuari me burgim të përjetshëm, pasi në qeli iu gjet lëndë narkotike e fshehur

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka transferuar sot nga burgu i Peqinit në atë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet “Call Center” në Tiranë, arrestohen administratorët, procedohen operatorët

Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të mashtrimit ndërkombëtar nëpërmjet bursave fiktive. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Forcat Operacionale të Burgjeve ‘‘zbarkojnë’’ në Vlorë, zhvillohen kontrolle të befasishme në paraburgim

Një kontroll i befasishëm është zhvilluar mëngjesin e së shtunës në ambientet e paraburgimit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U largua nga banesa , 73-vjeçarja gjendet e pajetë në lumin Osum

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Berat, ku një shtetase 73-vjeçare është gjetur…

LEXO ME SHUME