Categories Lajme

Meta: IGJEUM paralajmëroi përkeqësim të motit, ministria show 3D

Presidenti i Republikës Ilir Meta akuzon qeverinë se nuk mori asnjë masë për përballimin e pasojave nga reshjet e prishme të dëborës dhe temperaturat e ulëta. Kreu i shtetit thekson se, pavarësisht paralajmërimeve të IGJEUM disa ditë më parë, qeveria u kap e papërgatitur nga moti i keq që pushtoi thuajse të gjithë vendin.

Sipas presidentit të Republikës, Ministria e Infrastrukturës bëri show 3D, ndërsa firmat kontraktore nuk morën asnjë masë për parandalimin e bllokimit të qytetarëve në akse të ndryshme rrugore, pavarësisht milionave që marrin nga buxheti i shtetit.

“Kompanitë kontraktore, rezultuan të mos kishin as rezerva kripe edhe pse kanë përfituar miliona euro kontrata ku deklarohen dhjetëra automjete motorike moderne për operacione në periudha dimri dhe mirëmbajtje rutinë të akseve rrugore”, shprehet ndër të tjera Meta.

Në fund të reagimit të tij, Meta përsërit apelin drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Infrastrukturës e Energjisë, Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë e Bujqësisë për të vendosur komunikimin me strukturat vendore dhe për të përmbushur detyrimet ligjore në ndihmë të popullatës në nevojë.

Reagimi i plotë i Presidentit: Prej ditësh kam kërkuar të merren masa për përballimin e pasojave nga reshjet e pritshme të dëborës.Kujtoj se në datat 7-8 shkurt, Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit paralajmëroi përkeqësimin e motit, shoqëruar me stuhi të forta. Ndërkohë Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, jepte show me projekte në 3D, në vend që të merrte masat e nevojshme duke mbledhur drejtuesit e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe administratorët e kompanive private, me detyrime kontraktore.

Në datat 12-13 shkurt rezultoi se asnjë kompani private, as ARRSH dhe as Agjencia për Mbrojtjen Civile nuk kishin kapacitetet njerëzore dhe teknike, si borëpastruese, fadroma e traktorë, në segmentet rrugore për të operuar qysh në orët e para të dëborës dhe stuhisë, duke i braktisur njerëzit e bllokuar në automjete, që qarkullonin në rrugë.

Kompanitë kontraktore, rezultuan të mos kishin as rezerva kripe edhe pse kanë përfituar miliona euro kontrata ku deklarohen dhjetëra automjete motorike moderne për operacione në periudha dimri dhe mirëmbajtje rutinë të akseve rrugore.

Duke ju referuar edhe paralajmërimit të bërë sot nga IGJEUM, për ngricat që mund të krijojnë probleme të ndryshme dhe vështirësi në transportin rrugor, përsëris apelin drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Infrastrukturës e Energjisë, Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë e Bujqësisë për të vendosur komunikimin me strukturat vendore dhe për të përmbushur detyrimet ligjore në ndihmë të popullatës në nevojë, duke marrë të gjitha masat efikase për furnizimin me bazën e nevojshme të ushqimeve, evakuimin në rastet kur kërkohet, si dhe për të garantuar funksionimin normal të akseve rrugore.

MBROJTJA E SHËNDETIT DHE JETËS TË ÇDO QYTETARI DUHET TË JETË PRIORITET ABSOLUT!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME