Categories Lajme

644 qytetarë ndëshkohen me 3 mijë lekë gjobë

Mosvendosja e maskave mbrojtëse nga qytetarët, ka çuar në ndëshkimin e 644 prej tyre, me masën 3.000 lekë secili, gjatë 24 orëve të fundit.

Strukturat e Policisë në të gjithë vendin, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.

Gjatë kontrolleve në ambiente të ndryshme në të gjithë vendin, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se shumica e qytetarëve i kishin vendosur maskat mbrojtëse edhe gjatë orëve të mbrëmjes. Gjatë kontrolleve janë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative me vlerë 3.000 lekë, 523 qytetarë që nuk i kishin vendosur maskat mbrojtëse.

Gjithashtu, nga ana e shërbimeve të Policisë Rrugore në të gjithë vendin janë konstatuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 121 pasagjerë që janë konstatuar pa maska në automjete private (pa lidhje familjare me drejtuesin e mjetit) dhe pasagjerë pa maska mbrojtëse në mjetet e transportit publik.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 9 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët që respektojnë këtë masë mbrojtëse dhe apelon që të gjithë të vendosin maskat mbrojtëse, pronarët e lokaleve të respektojë protokollet e sigurisë dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë, pasi Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre, ndaj dhe është i rëndësishëm zbatimi i kësaj mase mbrojtëse sepse parandalon infektimin me COVID-19.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

62-vjeçari skemë piramidale me 28 mln euro mashtrim, sekuestrohen pasuritë e gruas së tij në Shqipëri

Apartamente, parkime me vlera mbi 480 mijë euro në Lundër janë sekuestruar në pronësi të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rriten ndjeshëm udhëtimet nga ajri, nuk preferohen më lëvizjet përmes detit

INSTAT ka publikuar statistikat e transportit të tremujorit të parë, ku konstatohet një rritje e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Tiranë, degradon sherri mes të rinjve, kapet autori

Policia e Tiranës njofton se ka vënë në pranga një 32-vjeçar, i cili akuzohet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor 30 prill/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

Sot, më 30 prill 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 93.8 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi javor/ Zbulo ç’kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

Dashi Të reja të papritura do të vijnë në jetën tënde, Dash! Së pari, Afërdita…

LEXO ME SHUME