Categories Kuriozitete

Po i propozonte të da.shurës nën ujë për martesë, m.bytet

Një burrë nga Luiziana u mbyt ndërsa i propozonte për martesë të dashurës së tij nën ujë. Steven Weber Jr. dhe Kenesha Antoine ishin me pushime në Tanzani kur ndodhi incidenti tragjik. Steven nuk arriti të dilte kurrë më nga uji, për të dëgjuar përgjigjen e të dashurës së tij. Antoine në një postim në Facebook tregoi foto dhe video nga momenti i propozimit.

“Nuk dolle kurrë nga ajo thellësi, kështu që nuk munde ta dëgjosh përgjigjen time: Po! Po! Një milion herë, po, do të martohem me ty!”-shkroi ajo. “Kurrë nuk u përqafuam për të festuar fillimin e pjesës tjetër të jetës sonë së bashku, pasi dita më e bukur e jetës sonë u shndërrua në më të keqen, në kthesën më të paimagjinueshme.”

Në video, Weber shihet duke notuar nën ujë dhe mban një çantë me një shënim të shkruar me dorë.

“Nuk mund ta mbaj frymën aq gjatë sa t’ju them gjithçka që dua tek ty. Por gjithçka që dua tek ty, e dua çdo ditë e më shumë,”-shkruhej aty.

Ndërsa në pjesën e pasme Weber i kërkoi Antoine të martohej me të. Më pas nxjerr një unazë dhe hap kutinë ndërsa Antoine qesh në sfond. Por nuk është raportuar se si ndodhi incidenti i mbytjes së tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME