Categories Lajme

7 vende të BE do pranojnë 1,600 fëmijë emigrantësh nga kampet greke

Vendet e tjera anëtare të BE kanë thënë se janë të gatshëm të mirëpresin rreth 1.600 emigrantë të mitur nga kampe dhe qendra pritjeje në ishujt grekë.

Njofitmin e dha të premten e 13 marsit, Komisionerja Evropiane për Punë të Brendshme, Ilva Johansson.

”Shtatë vende, Kroacia, Gjermania, Finlanda, Franca, Irlanda, Luksemburgu dhe Portugalia janë pajtuar me planin”, tha ajo.

Johansson theksoi se më shumë vende janë të gatshme të marrin pjesë në iniciativën e zhvendosjes ose janë duke e konsideruar këtë, pa specifikuar se kush është.

Ministrat e brendshëm të BE u takuan dje në Bruksel për të diskutuar, ndër të tjera, për tensionet në kufirin Greqi-Turqi, pas vendimit të Ankarasë për të hapur kufijtë e saj për emigrantët që duan të arrijnë në Evropë.

Ministrat u informuan për zhvillimet e fundit në kufijtë e jashtëm të BE me Turqinë.

Ata diskutuan gjithashtu për epideminë e koronavirusit, i cili ende po përhapet në Evropë.

Austria, Republika Çeke, Hungaria, Polonia dhe Sllovakia kanë vendosur masa kufizuese për 26 vendet e Shengenit, duke përmendur shqetësimet e shëndetit publik, por Komisioni Evropian është kundër kufizimeve të udhëtimit në zonën e lëvizjes së lirë.

Në vend të kësaj, Komisioni është duke punuar për hartimin e udhëzimeve për transferimin në zonën Shengen duke pasur parasysh përhapjen e Covid-19, shpjegoi Johansson, duke shtuar se udhëzimet do të paraqiten sa më shpejt të jetë e mundur.

Direktivat e Komisionit Evropian ka të ngjarë të propozojnë zbatimin e kontrolleve mbi shëndetin e udhëtarëve në kufijtë e jashtëm të BE-së ose brenda zonës së Shengenit. Kontrollet e tilla lejohen sipas rregulloreve të zonës Shengen sepse nuk konsiderohen ndalime, tha Komisioneri Evropian./Ora News.tv/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME