Categories Lajme

7-vjeçari që do dhuratë për ditëlindje një protezë, Spitali Amerikan mundëson ndërhyrjen e vështirë

Ronaldo Toluli është vogëlushi nga Fushë-Kruja që ka kryer plot 14 operacione në Turqi, pasi nuk ka njërën këmbë. Historia e tij u trajtua në emisionin “ABC e Mëngjesit”, ku ka qenë gazetari Osman Stafa që ka ndjekur dhe prezantuar rastin. Ai ka treguar se djali ka kërkuar dhuratë për ditëlindje një protezë, si rrallëherë nga fëmijët e tjerë. Ndërkohë ditën e premte, Ronaldo do të zhvillojë edhe një operacion shumë të vështirë, të mundësuar nga Spitali Amerikan.

Ronaldo ka bërë 14 operacione në Turqi pasi nuk ka këmbën. Pas 6 muajsh, ai do vendosi vetëm një protezë për të mos pasur problem.  Duke qenë se djali është në rritje, ai do të ketë një protezë të përshtatshëm. Nga mosha 7 vjeç deri në 20 vjeç, kam fol edhe me mjekët që do të jenë në kujdesin e këtyre. Unë kam vite që merrem me këto raste, por është hera e parë që hasem me një dëshirë të tillë.

Djali ka vështirësinë se është duke u rritur dhe nëna nuk mund ta mbaj dot më në krah. Edhe 14 operacionet që ka bërë djali, për nënën ishte një sfidë për të mos u dorëzuar. Këto 14 operacione kanë qenë vetëm për këmbën. Ndërsa  të premte pritet të bëhet operacioni i mundësuar nga Spitali Amerikan.”, tha ndër të tjera Stafa. Ndërkohë në një lidhje me Skype, vogëlushi Ronaldo dhe nëna e tij, Rudina kanë përshendetur ata që i kanë ndihmuar. Sakaq, kjo e fundit ka ndarë edhe vështirësitë ekonomike që haset çdo ditë.

“Djali ka lindur me probleme, ka bërë 14 operacione dhe kam vuajtur shumë. Kam vetëm një djalë dhe jam e divorcuar nga burri. Falenderoj Spitalin Amerikan që më mori përsipër djalin. Përveç familjes sime më ka ndihmuar edhe ministria e Shëndetësisë në Stamboll, por tani nuk mundem më”, ka deklaruar Rudina. l.k/abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME