Categories Lajme

7-vjeçari shqiptar emocionon Italinë, dhuron në Kryqin e Kuq kursimet e tij për fëmijët në nevojë

Një djalë i mitur në Itali, shqiptar, është kthyer në një person shumë të dashur, pasi ka bërë një gjest që ka prekur të gjithë. Kolton Ndoj, i ka dhuruar të gjitha kursimet e tij, në derrkucin e vogël, Kryqit të Kuq në Itali.

Kolton Ndoj në prill mbush shtatë vjeç dhe ndjek shkollën fillore në Bregnano dhe tashmë i ka mjaft të qarta idetë. Ai do të ndihmojë fëmijët në nevojë. Mediat italiane shkruajnë se ndoshta ai nuk e ka ende të qartë situatën ekonomike në vend, por ai di një gjë, dhe ajo është se shumë fëmijë si ai jetojnë në situata të vështira, madje të kesh një dhuratë nën pemë, për ta nuk është e dukshme.

“Më tha – thotë nëna e tij Julanda – se donte vetëm një gjë, t’i ndihmonte ata fëmijë. Kështu që mendova se nëse ka një realitet të cilit mund t’i besosh është Kryqi i Kuq, ndaj shkuam tek ata”.

Vullnetarët u befasuan shumë, por edhe u prekën, kur në vigjilje të Krishtlindjes panë të mbërrinte atë djalin e vogël, i cili u ofroi kursimet e tij brenda një derrkuci dhe një buzëqeshje të madhe. Për ta falënderuar, vendosën ta ftojnë në asamblenë e tyre, e cila u mbajt pak ditë më parë, me presidentin D anilo Fasola dhe deputetin Massimo Gilardi , të cilët i dhanë kualifikimin e një të riu nderi vullnetar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Detaje \ E detyroi të gjunjëzohej dhe më pas e qëlloi , ish-partneren e tij 45-vjeçare

Pamjet e sigurisë kanë regjistruar lëvizjet e 48-vjeçarit para krimit. Policia po heton kërcënimet, plumbat…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i dy personave, Po hetohet edhe një grup tjetër kriminal në zonën e Sukthit

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me operacionin e një ditë më parë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidentohen tre makina në autostradën Levan-Tepelenë, një person i plagosur

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin e autostradës Levan-Tepelenë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pesë kombinime ushqimesh që po dëmtojnë në heshtje shëndetin tuaj

Djathë dhe krisurë, peshk me patate të skuqura, salsiçe me pure patatesh. Disa ushqime thjesht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 40-vjeçari në Palasë, i gjendet armë zjarri dhe municion

Një 40-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia në Palasë, pasi dyshohet se ka dhunuar…

LEXO ME SHUME